Merci e përshendeti armëpushimin dyjavor midis ShBA-së dhe Iranit
- Kancelari gjerman Fridrih Merci sot shprehu mbështetje për armëpushimin dyjavor të rënë dakord midis ShBA-së dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe stabilitetit rajonal.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:20, 8 prill, 2026
Berlin, 8 prill 2026 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merci sot shprehu mbështetje për armëpushimin dyjavor të rënë dakord midis ShBA-së dhe Iranit, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe stabilitetit rajonal.
"Më në fund, disa lajme të mira nga politika! E përshëndes vendimin e palëve ndërluftuese të ndërpresin me zjarrin në luftën midis Iranit dhe ShBA-së. Mirënjohja jonë, dhe mirënjohja e popujve të të gjithë rajonit, shkon për të gjithë ata që mbështetën këtë marrëveshje - veçanërisht për Pakistanin. Kjo duhet të jetë një hap i parë vendimtar në rrugën drejt paqes së qëndrueshme, sepse pasojat e vazhdimit të luftës do të ishin të paimagjinueshme. Gjermania do ta mbështesë këtë rrugë diplomatike sa më shumë që të mundet", tha ai në rrjetin Iks.
Merci theksoi se kjo marrëveshje e rëndësishme duhet të jetë një hap i parë vendimtar drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit.
"Qëllimi duhet të jetë që të negociohet për një përfundimi të qëndrueshëm të luftës në ditët në vijim përmes kanaleve diplomatike", tha kancelari.
Ai shtoi se qeveria gjermane mbështet në mënyrë aktive përpjekjet diplomatike dhe është në kontakt të ngushtë me partnerët, dhe se Gjermania do të marrë masat e duhura për të siguruar lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit.
Foto: Arkivi i MIA-s