• e enjte, 28 nëntor 2024

Menduh Thaçi uron festën e pavarësisë së Shqipërisë

Menduh Thaçi uron festën e pavarësisë së Shqipërisë

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA)- Me rastin e festës së ditës së pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar popullin shqiptar anembanë.

“Me rastin e Ditës së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ju uroj Ditën e pavarësisë!”, thekson Thaçi në urimin e tij. 

QËNDRONI TË LIDHUR