• e enjte, 26 dhjetor 2024

Menaxhmenti i "Higjienës Komunale" duhet t'i anulojë vendimet për largime nga puna

Menaxhmenti i

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Sindikata e hotelerisë, turizmit, ekonomisë komunale-banesore, zejtarisë dhe shoqatave të mbrojtura informon se Inspektorati shtetëror i punës ka miratuar masë me të cilën menaxhmenti i "Higjienës Komunale" duhet t'i anulojë vendimet për largime nga puna.

"Ju njoftojmë se nga ana e Inspektoratit shtetëror të punës, pas ankesës së dorëzuar nga punonjësit nga NP 'Higjiena Komunale' Shkup, të cilët janë larguar nga puna, me ndihmën juridike falas të ofruar nga Sindikata dhe LSM është miratuar masë inspektuese me të cilën menaxhmenti i NP Higjiena Komunale Shkup duhet të miratojë akt me shkrim me të cilin do të anulohen vendimet për largim nga puna që të njëjtat janë në kundërshtim me ligjin dhe marrëveshjen kolektive", thuhet në kumtesë.

Nga Sindikata presin që Këshilli drejtues i NP "Higjiena Komunale" Shkup në mbledhjen e nesërme të marrë vendim me të cilin do të anulohen vendimet për largim nga puna dhe punëtorët të kthehen në punë.

Punonjësit e “Higjienës Komunale” protestuan në fillim të korrikut për shkak të largimit nga puna të kolegëve të tyre duke kërkuar rritje të pagave. Për shkak të protestës, prej disa ditësh në kryeqytet nuk janë grumbulluar plehrat.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR