• e enjte, 26 dhjetor 2024

Menaxhimi i të drejtave të grave dhe vajzave çon drejt shoqërisë më të mirë, konsiderojnë nga Grupi i liderëve për barazi gjinore

Menaxhimi i të drejtave të grave dhe vajzave çon drejt shoqërisë më të mirë, konsiderojnë nga Grupi i liderëve për barazi gjinore

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Gratë nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuara në pozita udhëheqëse në politikë dhe në biznes, si dhe në tregun e punës dhe në mbrojtje dhe siguri. Vetëm 38,3 për qind e personave të punësuar janë gra. ndërsa 28,5 për qind e pronës në shtet është në pronësi të grave. Nga Grupi i liderëve për barazi gjinore bëjnë thirrje që avancimi i të drejtave të grave të jetë prioritet në shoqëri.

Në ngjarjen e sotme, organizuar nga HERA - Asociacioni për edukim shëndetësor, u cek se nevojitet pjesëmarrje e shtuar politike e grave, pjesëmarrje në sferën publike të jetës dhe përforcimit të tyre ekonomik, me çka do të kontribuohet për shoqëri më të drejtë e cila do të mundësojë më shumë mundësi për zhvillim dhe përparim të të gjithë qytetarëve.

Sipas përfaqësuesve të HERA-s, është inkurajuese që interesi për anëtarësim në Grupin e liderëve është i madh dhe në të ka përfaqësues nga partitë politike, komuniteti akademik dhe kultura, organizatat qytetare, organizatat fetare, mediumet dhe odat.

Grupi i liderëve për barazi gjinore organizohet në kuadër të projektit "Së bashku për barazi gjinore: Ndërtim i mbështetjes për politika inkluzive gjinore", të cilin e zbaton HERA me mbështetje nga Ambasada britanike Shkup. Qëllimi i projektit është të vendosë dhe vazhdojë rrjet nacional për barazi gjinore që do t'i mbështetë dhe mbrojë të drejtat e vajzave dhe grave në Maqedoni të Veriut përmes nxitjes së diskutimeve dhe bashkëpunimit të grupit të liderëve për barazi gjinore dhe përmes prëfaqësimit dhe miratimit të politikave të bazuara gjinore. ab/

Foto: HЕRА

QËNDRONI TË LIDHUR