• e martë, 24 dhjetor 2024

Memov: Rekomandimet e Këshillit fiskal për pensionim nuk janë të pranueshme në këto kushte dhe në këtë moment

Memov: Rekomandimet e Këshillit fiskal për pensionim nuk janë të pranueshme në këto kushte dhe në këtë moment

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (SPIM), Nikolla Memov tha se rekomandimet e Këshillit fiskal për pensionim nuk janë të pranueshme në këto kushte dhe në këtë moment. Këtë, siç theksoi, e tha qartë edhe Qeveria dhe ato nuk do të jenë pjesë përbërëse e Strategjisë fiskale për periudhën prej vitit 2025 deri në vitin 2029. Memov gjithashtu përmendi se burim themelor i financimit të SPIM-it janë të ardhurat burimore.

"Rekomandimet e Këshillit fiskal për pensionim nuk janë të pranueshme në këto kushte, në këtë moment. Këtë e tha qartë edhe Qeveria dhe ato nuk do të jenë pjesë përbërëse e Strategjisë fiskale për periudhën prej vitit 2025 deri në vitin 2029. Në këto kushte në shtet, Qeveria konsideron se momenti akoma nuk është pjekur të lëvizë në këtë drejtim dhe se duhet të ruhet momentumi i ruajtjes së transfereve sociale", theksoi memov sonte në "Vin-Vin" në TV Telma.

Ai konsideron se qytetarët kanë nevojë për transfer të rritur social, përkatësisht mbështetje të momentit social në shtet. Të gjithë qytetarët, theksoi memov, ndjejnë nevojë për rritje të standardit jetësor, sepse çmimet po rriten.

Siç theksoi, burim themelor i financimit të SPIM-it janë të ardhurat burimore, më saktësisht të ardhurat nga pagesa e kontributit për sigurim pensional dhe invalidor të rrogës bruto prej 18,8 për qind.

Siç tha, nga ato burime prej 18,8 për qind, vetëm një pjesë e tyre prëdoren për pagesë të pensioneve, ndërsa një pjesë tjetër transferohet në të ashtuquajturën shtyllë e dytë në shtet.

Ai shtoi se qeveritë e kaluara, nga formimi i shtetit të Maqedonisë së Veriut, e kanë ditur se finansimi nuk mund të mbulohet tërësisht nga kontributet për sigurim pçensional dhe invalidor.

Siç tha, është dashur të sigurohen të ardhura të tjera pasive për mbushje të arkës buxhetore për pagesë të pensioneve, dhe prandaj çrej vitit 2003 është bërë reformë e re me tre shtylla, ku zbatohet koncepti i burimit pasiv të finansimit.

Ai përmendi se digjitalizimi është prioritet kryesor në Fondin për sigurim pensional.

Javën e ardhshme, siç paralajmëroi, do të promovojnë 17 ueb-shërbime të reja përmes E-qeverisë, në mënyrë që qytetarët, kërkesat në Fond të mund t'i parashtrojnë onlajn. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR