• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kryqit të Kuq

Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Entit Shtetëror të Revizionit dhe Kryqit të Kuq

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) dhe Kryqi i Kuq do të realizojnë aktivitete të përbashkëta që synojnë mbështetjen e kategorive të brishta të popullsisë dhe promovimin e parimeve humanitare.

Aktivitetet janë definuar në memorandumin për bashkëpunim që do të nënshkruhet sot nga Kryerevizori shtetëror, Maksim Acevski dhe sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Të dy institucionet do të punojnë së bashku në fushën e dhurimit të gjakut, ndihmës së parë dhe mbështetjes psikosociale, si dhe në organizimin e ngjarjeve publike që do të kontribuojnë në të mirën e bashkësisë. rq/fc/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR