• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Memorandum për bashkëpunim i "Go digital" dhe partnerë që do të mbështesin transformim digjital të kompanive të vogla dhe të mesme

Memorandum për bashkëpunim i

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Fondacioni i sapoformuar - Qendra për Transformim Digjital "Go digital" sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me partnerët të cilët e mbështesin misionin e saj për krijimin e ekosistemit për transformim digjital të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut. 

Qëllimi i kësaj organizate jofitimprurëse është që të mbështeten kompani të cilat janë të sukseshme në punë, por u mungojnë aftësi digjitale që të jenë konkurruese dhe ndërkombëtarisht të dukshme dhe të nxiten për eksport në tregjet globale. 

Nisma për themelimin e Qendrës është e bordit të "Maqedonia 2025" dhe memorandumi ishte nënshkruar në kuadër të Samitit "Maqedonia 2025" me përfaqësues të tyre dhe me partnerët nga Programi zvicran për rritjen e punësimit në treg (IME), Shtëpia Kliring - Sisteme ndërbankare Kliring SHA Shkup dhe Viza Evropa Juglindore.

Partner që e mbështet "Go digital" është Ambasada e Zvicrës me Programin për rritjen e punësueshmërisë në treg (IME). Ambasadorja Veronika Ulman tha se e mbështesin Maqedoninë e Veriut në këtë sferë, veçanërisht sepse ajo është e drejtuar në sektorin privat i cili, tha, duhet të besojë që të mund të marrë pjesë në zhvillimin inovativ. Një nga elementet kyçe për këtë, theksoi Ulman, është digjitalizimi i sektorit privat dhe inteligjencës artificiale. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR