• e enjte, 18 korrik 2024

Memorandum bashkëpunimi midis MIA-s dhe Arkivit shtetëror për digjitalizimin e fotografive dhe materialeve të tjera

Memorandum bashkëpunimi midis MIA-s dhe Arkivit shtetëror për digjitalizimin e fotografive dhe materialeve të tjera

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) -  Agjencia Mediatike Informative (MIA) dhe Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me fushën e shkencës, arsimit dhe kulturës. Memorandumi parasheh digjitalizimin e fotografive dhe materialeve të tjera të arkivit të MIA-s.

U.d. drejtor i Arkivit Shtetëror, Emill Kërsteski potencoi se memorandumi që sot e nënshkruan është i rëndësishëm pasi pikërisht përmes bashkëpunimit me Agjencinë Informative Mediatike mundësohet afirmimi i historisë tonë.

 null

"Vlerësoj se ky memorandum bashkëpunimi me MIA-n është mjaft i rëndësishëm, pasi bashkëpunimi ka të bëjë me fushën e shkencës, arsimit dhe kulturës, që janë shumë të rëndësishme për të gjithë sistemin informativ në vendin tonë. Kjo është mirë pasi bëhet fjalë për afirmimin e historisë tonë dhe të kaluarës sonë përmes MIA-s, e cila shpresoj do t'i zgjeroje faktet dhe punët që kanë ndodhur në të kaluarën dhe janë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen. Dëshiroj të kemi bashkëpunim të ftrytshëm", shtoi Kërsteski.

null

 

Ai përmendi se pret që të përdorin edhe fotografi të vjetra të cilat duhet të prezentohen para opinionit, si edhe përmbajtje të tjera të shumta të cilat përmes MIA-s do të arrijnë deri tek opinioni më i gjerë.

MIA dhe Arkivi shtetëror nënshkruan memorandum bashkëpunimi FOTO/MIA

Drejtori i MIA-s, Dragan Antonovski potencoi se nënshkrimi i memorandumit është shembull për bashkëpunimin ndërinstitucional.

"Ju falënderoj për atë që na pret, për punën e përbashkët që do ta kemi. Ky është shembull i duhur për bashkëpunimin ndërinstitucional midis MIA-s, e cila njofton për ngjarjet në vend, rajon dhe botë dhe Arkivit shtetëror i cili e di se si do të ruhen materialet për gjeneratat e ardhshme. Kjo është pasuri e jona. Qëllimi është t'i digjitalizojmë fotografitë e vjetra të MIA-s, që të mund të ngelen si gjurmë, vulë, e asaj që ka ndodhur në 20 vitet e fundit në vend, që të mund t'i shfrytëzojnë opinioni shencor dhe qytetarët, por gjithsesi të mbetet si arkiv për gjeneratat e ardhshme", tha Antonovski.

QËNDRONI TË LIDHUR