• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mekalister: BE-ja ka bërë gabime dhe nuk i përmbushi premtimes e saj në procesin e zgjerimit, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut

Mekalister: BE-ja ka bërë gabime dhe nuk i përmbushi premtimes e saj në procesin e zgjerimit, siç është rasti me Maqedoninë e Veriut

Berlin, 7 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister sot deklaroi se Bashkimi Evropian ka bërë gabime në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor dhe ka përmbushur disa nga premtimet e tij.

I pyetur se pse procesi i anëtarësimit me gjashtë vendet nga Ballkani Perëndimor po përparon kaq ngadalë, Mekalister thotë se për këtë pjesë kanë të dyja palët.

"Vendet nga Ballkani Perëndimor kanë bërë shumë pak përparim në reformat për shumë arsye të ndryshime. Nga ana tjetër, BE-ja bëri premtime të cilat më pas nuk u mbajtën. Shikoni shembullini me Maqedoninë e Veriut, kandidate për anëtarësim që nga viti 2005. Vendi e ndryshoi emrin e tij në vitin 2019 nën presionin grek, por negociatat e pranimit nuk janë hapur deri më sot - në kundërshtim me atë që ishte premtuar. Si Bashkim Evropian, nuk mund të lejojmë më zona të tilla gri në politikën tonë të zgjerimit", thekson Mekalister.

Në lidhje me atë se sa kohë duhet të presin vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE, Mekalister me qëndrim se procesi i anëtarësimit është një regatë, e jo një kolonë. "Çdo vend duhet të përparojë drejt anëtarësimit në BE me ritmin e tij dhe të vlerësohet individualisht. Nuk duhet të ketë kompromise kur bëhet fjalë për kriteret e anëtarësimit. Në vend të kësaj, detyra jonë është që gradualisht t'ua lehtësojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhjen me Evropën - për shembull përmes qasjes graduale në tregun e brendshëm dhe programeve për financim nga BE-ja", thekson politikani evropian.

Në intervistën për Velt ai gjithashtu theksoi se BE-ja aktualisht nuk është e përgatitur për të nëntë kandidatët, por potencoi se tani kjo nuk është çështja. Të gjitha vendet me ambicie për anëtarësim kanë perspektivë për anëtarësim në BE në afat të mesëm dhe afatgjatë. Asnjë nga vendet nuk do t'i përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara për anëtarësim në të ardhmen e afërt. BE-ja duhet t'i përdorë vitet e ardhshme për t'u përgatitur në mënyrë gjithëpërfshirëse për raundet e mundshme të zgjerimit. Ne duhet ta bëjmë shtëpinë tonë evropiane të përshtatshme për të ardhmen. Kjo përfshin reformë të procesit të vendimmarrjes në mënyrë që ne të mund të përgjigjemi më shpejt dhe më fleksibël si komunitet. Buxheti i BE-së gjithashtu duhet të modernizohet, përndryshe zgjerimi nuk mund të financohet. ls/

Foto: Arkiv 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR