• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mehmedi: Grupi punues sot duhet të vendos për rregulloren, nuk ka paraqitje që të flitet për tema tjera

Mehmedi: Grupi punues sot duhet të vendos për rregulloren, nuk ka paraqitje që të flitet për tema tjera

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Pikë në rendin e ditës në mbledhjen e sotme të Grupit punues që duhet ta përgatis propozim-iniciativën për ndryshime të Kushtetutës, është të miratohet rregullorja dhe nuk ka paraqitje që të diskutohet për tema tjera, deklaroi sot para fillimit të mbledhjes, anëtari i grupit nga Aleanca për Shqiptarët, Remzi Mehmedi.

Në pyetjen nëse do të udhëhiqet debat thelbësor për propozim-iniciativën, ai theksoi se bëhet fjalë për vazhdim të seancës së dytë, ku duhet të bisedohet për atë se do të lëvizin punët më tej.

Lidhur me atë nëse ka propozime tjera nga partitë, për shembull fshirjen e 20 për qind për gjuhën shqipe, Mehmedi thotë se sot duhet të vendoset për rregulloren dhe se nuk ka paraqitje që e të flitet për punë thelbësore.

"Për këtë do të shohim, kemi kryetar, kemi nënkryetar të Komisionit dhe do të shohim se si do të zhvilohen punët më tej", shtoi ai. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR