• e enjte, 26 dhjetor 2024

"Megjashi" do t'i prezantojë gjetjet e raportit vjetor

Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Ambasada e parë për fëmijë "Megjashi" sot në konferencën për shtyp do t'i prezantojë gjetjet e raportit vjetor për punën e "Alo bushavko" - telefonit për fëmijë dhe të rinj.

Siç informojnë nga “Megjashi”, ky raport jep një pasqyrë të raporteve për periudhën prej 01.01.2023 deri më 31.12.2023 për problemet që kanë të bëjnë me të drejtën për mbrojtje nga dhuna, të drejtën për arsim dhe të drejtën për qasje deri te institucionet tjera për të cilën janë drejtuar telefonuesit rreth të drejtave të fëmijës që janë kërcënuar apo shkelur (realizimi i të drejtës prindërore, dhënia e kujdestarisë, realizimi i të drejtës së alimentacionit, ndryshime në gjendjen mendore të fëmijëve gjatë periudhave të divorcit dhe komunikimit jo të mirë me prindërit e tyre), si dhe rolin e vullnetarëve në punën e linjës për fëmijë dhe të rinj.

Bashkëpunimi dhe qasja e përbashkët në vlera, forcimi dhe njohja e shkeljes së të drejtave të fëmijëve, si dhe nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë, rrjetëzimi dhe ndërtimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse përmes përfshirjes së të gjitha palëve të prekura, janë pjesë e temave që do të trajtohen në kuadër të kuadër të konferencës për shtyp.

Foto: Megjashi

QËNDRONI TË LIDHUR