• e martë, 24 dhjetor 2024

Mediumet shqiptare: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga VMRO-DPMNE fituese

Mediumet shqiptare: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga VMRO-DPMNE fituese

Tiranë, 28 maj 2024 (MIA) - Ngjarjet në skenën politike të Maqedonisë së Veriut edhe më tej janë në qendër të vëmendjes së mediumeve shqiptare, të cilat pasdite i kushtuan hapësirë të veçantë konsatituimit të shtëpisë ligjvënëse dhe zgjedhjes së kryetarit.

"Afrim Gashi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, "Maqedonia e Veriut e zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit", "Afrim Gashi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Republilkës së Maqedonisë së Veriut, ja sa vota mori", "U konstituua parlamenti i Maqedonisë së Veriut, kryetar Afrim gashi" janë vetëm disa nga titujt e mediumeve.

"Afrim Gashi kryetar i Kuvendit ishte propozuar nga koalicioni i partive shqiptare VLEN mbështetur nga VMRO-DPMNE, parti fituese në zgjedhjet parlamentare", thekson Ora njus.

Në Maqedoni të Veriut, transmeton Top çanel, sot u mbajt mbledhja konstituive e përbërjes së njëmbëdhjetë të Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.

"Kryeparlamentari i ri është Afrim Gashi, i cili ishte lider i 'Alternativës', por u tërhoq nga funksioni partiak për t'u nominuar në funksionin e ri. Në pajtim me dispozitat aktuale, kryetari i Kuvendit nuk mund të jetë edhe kryetar i partisë apo bartës i funksioneve të tjera në silin do subjekt politik", shton televizioni.

Informata të ngjashme transmetojnë edhe mediume të tjera duke cekur se ka marrë mbështetje nga 76 deputetë nga shumica në pushtet prej gjithsej 120 deputetëve, aq sa numëron parlamenti.

"Kryetari i ri i parlamentit, Afrim Gashi (47), e dha betimin dhe premtoi se do të bashkëpunojë me të gjitha partitë dhe deputetët, në drejtim të përforcimit të institucioneve. Ai ishte deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në dy mandate 2016-2020 dhe 2020-2024", theksuan mesiumet.

Shtojnë se këto ditë presdientja Gordana Siëjanovska Davkova do t'ia dorëzojë mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski për formim të qeverisë, në të cilën, sipas marrëveshjes do të jetë VLEN-i dhe lëvizja ZNAM. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR