• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mediumet greke për takimin e djeshëm Mucunski - Gerapetritis në Nju-Jork

Mediumet greke për takimin e djeshëm Mucunski - Gerapetritis në Nju-Jork

Athinë, 24 shtator 2024 (MIA) - "Maqedonia e Veriut: Hap i rëndësishëm përpara për përforcim të bashkëpunimit rajonal, takimi Gerapetritis - Mucunski"; "Gerapetritis drejtuar Shkupit: Respektim i Marrëveshjes nga Prespa dhe rregullat për fqinjësi të mirë"; "Maqedoni e Veriut: "Hap i rëndësishëm përpara" për përforcim të bashkëpunimit, takimi me Gerapetritis"; "Porosi e re për respektim të Marrëveshjes së Prespës"; "Porosi e Gerapetritis drejtuar MPJ të Maqedonisë së Veriut për Perspën: Perspektiva evropiane kërkon përkushtim ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare", janë pjesë e titujve në mediumet greke për takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Timço Mucunski dhe Jorgos Gerapetritis, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mediumet në Greqi, teknikisht, pa komente shtesë apo analiza, i transmetojnë qëndrimet e shefave të diplomacive menjëherë pas takimit, por edhe pas pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në takimin joformal me ministrat e jashtëm nga grupi "Miqtë e Ballkanit Perëndimor" në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

"Si 'hap të rëndësishëm përpara në përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve', e karakterizoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, takimin që e pati në Nju-Jork me ministrin e Punëve të jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve ANA-MPA në fillim të tekstit, duke e transmetuar kumtesën nga MPJ e Maqedonisë së Veriut, lajm të cilin e morën edhe mediumet e tjera në Greqi.

Në vazhdim është transmetuar edhe pjesa se gjatë "takimit konstruktiv, vëmendje e posaçme i është kushtuar mundësive për zhvillim të tregtisë, infrastrukturës dhe investimeve në energji, si sfera themelore, ku ekzistojnë mundësi reale për zgjerim të bashkëpunimit", por edhe qëndrimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut se "respektimi i së drejtës ndërkombëtare është i domosdoshëm për sigurimin e së ardhmes të bazuar në prosperitet të përbashkët dhe paqe të qëndrueshme".

Nga ana tjetër, në edicionin elektronik të mediumeve në Greqi, theksi është vendosur në qëndrimet e ministrit Gerapetritis posaçërisht për Marrëveshjen e Prespës, të shprehuar pas tkaimit me Mucunskin, përmes deklaratës së tij për aktivitetet gjatë ditës së djeshme në Nju-Jork, ndërkaq janë transmetuar edhe informatat nga burimet diplomatike greke për bisedimet e dy ministrave.

"Gerapetritis, gjithashtu dërgoi porosi për respektim të marrëveshjeve, duke cekur se "perspektiva evropiane shkon përtej respektimit të së drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që Evropa të mbetet shtyllë e stabilitetit në skenën ndërkombëtare. Në mënyrë që të mbetet aktive siguria strategjike ndërkombëtare, nuk duhet të ketë zbatim selektiv të marrëveshjeve ndërkombëtare", shkruan portali informativ "In", duke e transmetuar deklaratën e ministrit Gerapetritis.

Siç kumtoi dje MIA, burime diplomatike greke njoftuan se çështjet për bashkëpunimin bilateral, tejkufitar dhe rajonal, perspektiva evropiane e vendit tonë, si dhe nevoja që të respektohen e drejta ndërkombëtare dhe marrëveshjet ndërkombëtare, siç është Marrëveshja e Prespës, ishin tema për të cilat biseduan ministrat e jashtëm të të dy vendeve në tkaimin e tyre të parë.

Në deklaratë për gazetarët që ndodhen në Nju-Jork, Gerapetritis edhe njëherë e përsëriti dhe theksoi mbështetjen greke për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe të vendit tonë dhe tha se në takimin joformal me minsitrat e rajonit, ashtu edhe në takimin me Mucunskin pati mundësi ta cekë "nevojën që kjo perspektivë evropiane të mbetet fuqishëm aktive, kuptohet, me respektim absolut të legjislaturës evropiane dhe të drejtës ndërkombëtare, posaçërisht marrëvehsjeve ndërkombëtare".

Minister of Foreign Affairs and Foreign Trade, Timcho Mucunski, described today's first bilateral meeting with his Greek counterpart, Giorgos Gerapetritis, as excellent, positive, and constru

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski, takimin e djeshëm të parë bilateral me kolegun e tij grek e vlerësoi si të shkëlqyeshme, pozitive dhe konstruktive, ndërsa siç lajmëroi raportuesja e MIA-s nga Nju-Jorku, shefi i diplomacisë deklaroi se "në frymën e besimit të mirë dhe në frymën e respektimit të obligimeve të cilat dalin nga e drejta ndërkombëtare do të punojmë bashkarisht t'i realizojmë obligimet të cilat i kemi". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR