• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

Mediumet belge: Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë votimi nga i cili varet e ardhmja evropiane

Bruksel, 25 prill 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut shkon në rreth të dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi që asnjë kandidat nuk fitoi mbi 50 për qind të votave për të fituar në rrethin e djeshëm të parë të votimit. Rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare, të cilat mund ta definojnë rrugën e vendit drejt BE-së, theksojnë mediumet belge në shkrimet e tyre për zgjedhjet në vend.

"Politiko" thekson se votimi i djeshëm ka treguar "zhvendosje të fuqishme" të trupit votues në dobi të kandidates së mbështetur nga koalicioni i "partisë kryesore konservatore opozitare" VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova.

Edicioni shton se pas numërimit të 85 për qind të votave Siljanovska-Davkova ishte në epërsi me 40,1 për qind të mbështetjes, përderisa presidenti aktual, Stevo Pendarovski i mbështetur nga "partia socialiste në pushtet" LSDM, mori 19,7 për qind të votave.

"Euroaktiv" transmeton se "kandidatja nacionaliste" për presidente të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova shpalli fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili është "i pari në serinë e votimit që mund të vendosë nëse vendi ballkanik do t'i bashkohet Bashkimit Evropian".

Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, korri fitore me pothuajse 40 për qind, presdienti aktual, Stevo pendarovski nga socialdemokratët e së majtës qendrore në pushtet (LSDM) fitoi përafërsisht 20 për qind të votave, shton edicioni. "Ata do të përballen në rerthin e dytë më 8 maj, por gjasat për Pendarovskin janë të mjegullta", vlerëson "Euroaktiv", duke cekur se ditën e njejtë do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare.

"Votimi për funksionin kryesisht ceremonial presidencial konsiderohet si lakmus test për zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm në të cilat VMRO-DPMNE nacionaliste po tenton t'i rrëzojë socialdemokratët proevropianë të së majtës qendrore në pushtet", ceket në tekst.

"Euraktiv" thekson edhe se zgjehdjet mbahen në kohë të "qorr-sokakut mes qeverisë dhe opozitës që po zgjatë dy vite, rreth asaj se si vendi të përballet me Bullgarinë fqinje, e cila po e bllokon rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE".

"Marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit janë të tensionuara me vite për shkak të kontesteve të ashpra rreth gjuhëve dhe historisë së ngjashme të të dy vendeve. Në vitin 2022, Bullgaria u dakordua me propozimin e kryesimit të atëhershëm francez me Këshillin e BE-së për heqjen e vetos për fillim të negociatave inkuadruese të Shkupit, kur Maqedonia e Veriut do ta shtojë pakicën bullgare në Kushtetutën e vendit. Pendarovski dhe LSDM janë të gatshëm t'i miratojnë amandamentet, por nuk e kanë shumicën për atë në Parlament. Partia VMRO-DPMNE thotë se  ndryshimet kushtetuese mund të miratohen vetëm pasi që Maqedonia e Veriut do të hyjë në BE, qëndrim për të cilin qeveria thotë se është ireal", shton "Euraktiv" në shkrimin për zgjehdjet presidenciale në vend.

Në pyetjen për ndryshimet kushtetuese në tekst për zgjedhjet flet edhe gazeta "Het Lacte Njus" (HLN), e cila duke i transmetuar rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve, vlerëson se zgjedhjet presidenciale mund të kenë ndikim të madh ndaj ndryshimit të Kushtetutës, i cili është "i rëndësishëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE".

Gazeta thekson se vendi është kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2005. "Bisedimet për antëarësim të mundshëm filloi në vitin 2020, por Bullgaria kërkoi nga BE-ja të vendosë kërkesa të caktuara për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut. Bashkimi Evropian i pranoi ato kërkesa, me çka e vendosi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut pothuajse tërësisht në duart e Bullgarisë", vlerëson HLN.

Në tekst ceket se një nga kërkesat bullgare është ndryshimi i Kushtetutës, m të cilin "do të njihen bullgarët, të cilët për momentin paraqesin pakicë etnike në Maqedoni të Veriut", duke shtuar se amandamenti kushtetues tani për tani nuk është miratuar.

Gazeta thekson se nëse presidenti aktual Stevo Pendarovski, anëtar i "partisë proevropiane në pushtet LSDM", përsëri fitoi, do të pasojë votim i ri për këtë çështje, prëderisa nga ana tjetër Siljanovska-Davkova, anëtare e "partisë konservatore opozitare" VMRO-DPMNE, e hodhi poshtë ndryshimin e Kushtetutës.

"Sipas kësaj, fitorja e VMRO-DPMNE mund të thotë fund i përkohshëm i ëndrrës evropiane të Maqedonisë së Veriut", konkludon "Het Lacte Njus". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR