• e martë, 24 dhjetor 2024

Mediat izraelite: Netanjahu udhëton për në Kajro në negociata për armëpushim në Gazë

Mediat izraelite: Netanjahu udhëton për në Kajro në negociata për armëpushim në Gazë

Jerusalem, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu udhëton në Kajro për të diskutuar për armëpushim dhe marrëveshje për pengjët, të cilët mbahen në Rripin e Gazës, publikuan sot mediat izraelite, duke transmetuar lajmin e Rojtersit, i cili i referohet burimeve anonime të informuara për takimin në kryeqytetin e Egjiptit.

Ato burime thonë se marrëveshja pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Duket se kjo ishte shkaku për të cilin u anulua dëshmia e Netanjahut në procesin gjyqësor për korrupsion. Më pas u publikua se Egjipti ka ftuar gjithashtu presidentin palestinez, Mahmud Abas për vizitë urgjente, publikoi kanali televiziv libanez Al-Majadin, i afërt me Hezbollahun.

Ekipi negociator i Izraelit arriti më herët për bisedime në Katar në kohë kur përsiri mbisundon optimizmi se një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh mund të arrihet me Hamasin palestinez në Gazë.

Të dyja palët kanë shprehur optimizëm ditët e fundit me pretendimet se një marrëveshje është e afërt për lirimin në faza të pengjeve të mbijetuar në këmbim për një armëpushimi dhe lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Besohet se po mbahen rreth 60 pengje, kryesisht izraelitë dhe ata me shtetësi të dyfishtë, si dhe trupat e 35 të tjerëve prej mbi 250 të rrëmbyer dhe të dërguar në Gazë gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit jugor më 7 tetor vitin e kaluar. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR