• e premte, 27 dhjetor 2024

Mediat: Izraeli e ka pranuar propozimin për ndërprerjen e zjarrit, palestinezët e kanë refuzuar

Mediat: Izraeli e ka pranuar propozimin për ndërprerjen e zjarrit, palestinezët e kanë refuzuar
Tel Aviv, 7 gusht 2022 (MIA) – Izraeli u pajtua për ndërprerje humanitare të zjarrit me propozim të Egjiptit, por organizata palestineze Xhihadi islamik e hodhi poshtë propozimin, publikoi televizioni izraelit Kanal 12, duke i cituar disa burime të paemëruara palestineze. Në raport thuhet se është propozuar ndërprerje e veprimeve ushtarake në orën gjashtë të hënën ose në orën tre të martën. Në ndërkohë, TV Kanali 12 i Izraelit publikoi se një funksionar izraelit anonim ka konfirmuar se në vijim janë "kontakte" për vendosjen e ndërprerjes së plotë të zjarrit, gjithashtu, përmes Egjiptit. Burime izraelite për portalin informativ "Vala" deklaruan se Izraeli është i shqetësuar se situata e përkeqësuar humanitare në Rripin e Gazës mund ta nxisë organizatën ekstremiste Hamas t'i bashkohet luftimeve. Mediat izraelite njoftojnë se ndërprerja e zjarrit do të mundësonte dorëzimin e karburanteve për elektrocentralin në Rripin e Gazës. Tani në atë territor ka energji elektrike vetëm katër orë në ditë. Xhihadi islamik, gjoja, e ka përjashtuar një propozim të ngjashëm për ndërprerjen e zjarrit dhe dje, duke folur për TV Al Majadin lidhur me Hezbollahun libanez ekstremist, se "tani është koha t'u përgjigjet krimeve të okupatorëve".

QËNDRONI TË LIDHUR