• e martë, 24 dhjetor 2024

Mediat bullgare: Kapen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut me 137 kilogramë marihuanë në VK Gjueshevë

Mediat bullgare: Kapen dy shtetas të Maqedonisë së Veriut me 137 kilogramë marihuanë në VK Gjueshevë

Sofje, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Në vendklaimin kufitar Gjueshevë, janë kapur dy shtetas të Maqedonisë së Veriut me 137 kilogramë mariuhanë, njoftuan sot mediat bullgare.

Nën udhëheqjen e Prokurorisë së Qarkut në Qustendil, po zhvillohet hetim për kontrabandimin e substancave narkotike përmes kufirit – vepër penale sipas nenit 242, paragrafi 2, në lidhje me nenin 20, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Më datë 18 dhjetor të vitit 2024, rreth orës 22:30, në hyrje për kamionë në VK Gjueshevë kanë arritur dy kamionë me targa nga Maqedonia e Veriut, të ngarkuar me xehe për Turqi.

Inspektorati i doganave ka selektuar automjetin për kontroll të detajuar. Në rimorkion e kamionit të dytë u gjetën punime speciale të punuara prej druri të fshehura në korrnizat horizontale. Në to janë zbuluar 320 pako me lëndë narkotike - marihuanë, me peshë 137,045 kilogramë.

Shoferët e kamionëve, shtetas të Maqedonisë së Veriut G.N. dhe I.M., janë të dyshuar dhe të akuzuar në procedurën.

Me vendim të prokurorit, personat janë mbajtur në paraburgim në kohëzgjatje prej 72 orëve. Në periudhën e ardhshme do të kërkohet edhe përcaktim gjyqësor të masës "arrest" për të akuzuarit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR