• e shtunë, 23 nëntor 2024

Medalje për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut për gjashtë studiues të maqedonistikës

Medalje për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut për gjashtë studiues të maqedonistikës

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot në një ceremoni rasti me Medalje për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut ka dekoruar gjashtë studiues të maqedonistikës edhe atë Zuzana Topolinjska, Zlatko Kramariq, Jouko Lindstet dhe Jezhi Rusek post-mortum, Kshishtof Vroclavski dhe Dalibor Brozović.

"Ju themi faleminderit gjashtë studiuesve të huaj të maqedonistikës. Them të huaj, ndonëse janë edhe tanët, sepse kushdo që ia ka kushtuar jetën studimit dhe promovimit të pasurisë së gjuhës maqedonase, të atdheut tonë, nuk mund të konsiderohet i huaj, por vendas", ka thënë Pendarovski.

Pendarovski theksoi se këta linguistë ndajnë fatin e gjuhës që studiojnë dhe se gjuha maqedonase nuk është vetëm sfidë e tyre shkencore, por edhe personale.

"Pothuajse nuk ka maqedonistë, sidomos nga brezi i vjetër, që nuk ka përjetuar presione të pakëndshme nga qendra që mohojnë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Si ilustrim është shembulli i njërit prej themeluesve të maqedonistikës në Kroaci, akademik Dalibor Brozoviq i cili ka dhënë një kontribut të madh në studimin e gjuhës maqedonase dhe dialekteve të saj. Si autor i shumë punimeve për maqedonistikën, ai ka luftuar për gjuhën dhe kauzën maqedonase në shumë konferenca shkencore ndërkombëtare, duke kundërshtuar tezat joshkencore bullgare kundër gjuhës, popullit dhe kulturës maqedonase", ka thënë Pendarovski.

Foto: MIA

Video: kabineti i presidentit

QËNDRONI TË LIDHUR