• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mecola do të ndajë çmimin Saharov për lirin e mendimit për vitin 2023 

Mecola do të ndajë çmimin Saharov për lirin e mendimit për vitin 2023 

Strazburg, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Mecola sot do t'ua ndajë çmimin Saharov për lirin e mendimit për vitin 2023, Xhina Mahsa Aminit dhe lëvizjes "Grua, jetë, liri" në Iran.

"Familja e Mahsa Amini, e cila vdiq pasi u arrestua vitin e kaluar për mosrespektim të rregullave për mbajtjen e hixhabit në Iran, nuk do të mund të udhëtojë në Francë. Të afërmit e Mahsas kishin vizat e nevojshme për të udhëtuar, por nuk mund të hipnin në aeroplan për t'u larguar nga Irani", deklaroi avokatja Shirin Ardakani, duke shtuar se ua kanë marrë pasaportat. Në vend tyre, në ceremoni do të marrë pjesë avokati i tyre, Saleh Nikbaht.

Çmimi Saharov ndahet në fushën e të drejtave të njeriut dhe iu nda në tetor të vitit të kaluar Mahsa Aminit dhe lëvizjes protestuese, e njohur si "Grua, jetë, liri". Protestat u shtypën nga autoritetet, për të cilët aktivistët iranianë të të drejtave të njeriut thonë se vranë qindra protestuar. Mijëra njerëz u arrestuan.

Çmimi Saharov për lirinë e mendimit, i cili për herë të parë iu nda në vitin 1988 Nelson Mandelas dhe Anatolij Marçenkos, është mirënjohja më e lartë që Bashkimi Evropian e ndan për punën e të drejtave të njeriut.

Është një gjest mirënjohjeje për individë, grupe dhe organizata që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e lirisë së mendimit. Çmimi Saharov dhe një shumë monetare prej 50 mijë euro jepen në një seancë plenare zyrtare të Parlamentit Evropian në Strasburg në fund të çdo viti. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR