• e premte, 27 dhjetor 2024

Me vizitën në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, ministri Shaqiri e filloi axhendën për vizitë në institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore

Me vizitën në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup, ministri Shaqiri e filloi axhendën për vizitë në institucionet e arsimit të lartë dhe ato shkencore

Shkup, 23 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mbi 240 milionë denarë me të cilën ka mbështetur punën e punëtorëve shkencoro-kërkimor dhe do të stimulojë zhvillimin e shkencës. Me këto mjete u modernizuan kushtet në disa laboratori të institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor, u akredituan metoda të reja për punë, dhe njëkohësisht janë financuar 7 projekte me interes të veçantë publik në shtatë institucionet publike shkencore në vend.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në Fakultetin e Ndërtimtarisë në përbërje të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, me të cilin filloi vizita në institucionet e arsimit të lartë dhe shkencor që në dy vitet e fundit morën mjete për modernizimin e burimeve laboratorike, gjegjësisht për sigurimin e pajisjeve moderne në kuadër të laboratorëve ku kryejnë hulumtime, projekte shkencore dhe realizojnë trajnime praktike për studentët.

“Ideja është të shohim përdorimin e burimeve të reja të furnizuara, përfitim të cilën ata e sigurojnë, të diskutojmë me udhëheqësinë dhe kuadrin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencor rreth asaj se cila është nevoja e tyre aktuale, sfida dhe së bashku të definojmë drejtimin e veprimit në të ardhmen, nga aspekti i sigurimit të mbështetjes dhe ndihmës së duhur”, tha Shaqiri.

Ministri informoi se Fakulteti i Ndërtimtarisë ka marrë rreth 5 milionë denarë nga ministria, me të cilat janë rinovuar dy laboratorë, ku një pjesë e studentëve të magjistraturës dhe doktoraturës kanë punuar dhe mbrojtur tezat e tyre, ndërsa njëkohësisht laboratorët janë përdorur edhe gjatë ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 D.

“Në përputhje me informatat që u janë prezantuar, në disa laboratori tashmë janë realizuar analiza dhe hulumtime të rëndësishme, madje janë përdorur në ndërtimin e dy korridoreve si projekte madhore me interes kombëtar, dhe kjo veçanërisht më gëzon, sepse e vërteton se ideja të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës e realizoi, për herë të parë, pas 10 vitesh, ndërsa në drejtim të stimulimit të veprimtarisë shkencore dhe kërkimore-shkencore aplikuese, është një hap i rëndësishëm dhe tashmë po jep efektin e saj.“, tha Shaqiri, duke shtuar se si ministër i Arsimit dhe Shkencës do të përpiqet që në të ardhmen të vazhdojë këtë lloj mbështetje me rritje të vazhdueshme të mjeteve të dedikuara buxhetore.

“Shkenca dhe njohuritë e qytetarëve janë burimet tona bazë me të cilat mund të konkurrojmë me botën e zhvilluar dhe nuk na mbetet asgjë tjetër, veçse të fokusohemi dhe të investojmë”, vlerësoi ministri

Gjatë vizitës, Shaqiri informoi se para disa ditësh është krijuar draft versioni i Strategjisë për specializim të mençur të Maqedonisë së Veriut.

“Bëhet fjalë për dokument strategjik që definon se në çfarë duhet të fokusohemi ne si institucione, përkatësisht definon se çfarë është ajo që vendi më së miri mund të bëjë dhe të ofrojë në botën globale dhe se pikërisht kjo është ajo që duhet të zhvillohet. Dokumenti është publikuar në ueb-faqen dhe kjo le të jetë një ftesë për opinionin ekspert, fushën akademike dhe shkencore, që ta shqyrtojnë dhe të japin kontributin e tyre në krijimin e versionit përfundimtar të strategjisë, i cili do të jetë udhërrëfyes në vend për periudhën e ardhëshme”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës. mb/

Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

QËNDRONI TË LIDHUR