• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Me vendosjen e gurthemelit, Mickoski e shënoi fillimin e ndërtimit të një kopshti të ri në Trubarevë

Me vendosjen e gurthemelit, Mickoski e shënoi fillimin e ndërtimit të një kopshti të ri në Trubarevë

 Shkup, 20 korrik 2024 (MIA) -  Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski dhe ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot vendosën gurthemelin për ndërtimin e një kopshti të ri në Trubarevë në Komunën e Gazi Babës.

Në ngjarjen me rastin e ndërtimit të kopshtit të ri në Trubarevë, Mickoski tha se puna është shenjë dalluese e Qeverisë së re dhe se ky projekt është hapi i parë në zgjidhjen e problemit të mungesës së kopshteve në vendbanimet e mëdha. 

 "Problemi me mungesën e kopshteve, veçanërisht në vendbanimet e mëdha është kronik. Listat e pritjes paraqesin një problem serioz dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet ndërtimit të objekteve të tilla, ne po e  hedhim hapin e parë për zgjidhjen e problemit", tha kryeministri.

 

Kryetari Stefkovski tregoi se kopshti do të ketë kapacitet për të përkujdesur për 60 fëmijë dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 720 metra katrorë, në të cilin do të ndërtohen tre klasa për fëmijë, hapësira administrative dhe hapësira tjera ndihmëse. Ai shtoi se bëhet fjalë për një investim në vlerë të përgjithshme prej 19 milionë denarë.

 Motivi për punë tani është më i madh, thotë kryetari i komunës, sepse siç tha, me kryeministrin Mickoski komunat kanë fituar aleat për realizimin e disa projekteve.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR