• e shtunë, 23 nëntor 2024

Me vendimet e sotme ligjore, Ministria e Energjetikës bëhet funksionale, shfuqizohet Agjencia e Energjetikës

Me vendimet e sotme ligjore, Ministria e Energjetikës bëhet funksionale, shfuqizohet Agjencia e Energjetikës

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Me dhjetë ligje nga lëmia e energjetikës të cilat sot janë në rend dite në mbledhjen e kuvendit, Ministria e re e Energjetikës do të bëhet funksionale, ndërsa do të shfuqizohet Agjencia e Energjetikës dhe këshilli drejtues i Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës.

Kompetencat dhe të punësuarit nga Agjencia e Energjetikës do të kalojnë në Ministrinë e re, ndërsa kompetenca e këshillit drejtues të Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës do t'i ndërmarrin Ministria e re e Energjetikës dhe drejtori i i Agjencisë. 

"Agjencia e Energjetikës nuk do të ekzistojë më. Përgjegjësitë dhe të punësuarit do të merren nga Ministria e Energjetikës dhe nuk do të ketë më drejtor dhe Këshill Drejtues. Në këtë drejtim, këshilli drejtues ekzistues i Agjencisë së Rezervave të Detyrueshme të Naftës shkarkohet dhe ky organ nuk do të ekzistojë më. Përgjegjësitë e Këshillit Drejtues i kalojnë Ministrisë së Energjetikës dhe drejtorit të Agjencisë. Shkurt, po i heqim dy këshilla drejtues, një drejtor dhe një institucion", deklaroi sot në konferencë për media deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski

Me ligjet e propozuara kalojnë në Ministrinë e re edhe kompetencat nga sfera e energjetikës, minierave dhe burimeve minerale që deri më tani ishin në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. 

Nga VMRO-DPMNE presin që opozita të japë mbështetje për zgjidhjet e propozuara ligjore. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR