• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me vendim të Qeverisë përshpejtohet procedura për marrjen e pasaportave për transportuesit profesionistë

Me vendim të Qeverisë përshpejtohet procedura për marrjen e pasaportave për transportuesit profesionistë

Shkup, 27 shkurt 2024 (MIA) - Transportuesit të cilët kryejnë transport të mallrave dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë certifikatë për shofer profesionistë mund të nxjerin pasaportë me prioritet dhe me çmim të rregullt. Qeveria në seancë sot pasdite e miratoi informacionin e Ministrisë, i cili, në fakt është nismë e shoqatës së transportuesve të cilët në takim me ministrin Bllagoj Boçvarski të premten në Shtip kërkuan që të përshpejtohet procesi i marrjes së pasaportave për anëtarët e tyre. 

Превозниците кои вршат патнички товарен транспорт и од Министерството за транспорт и врски имаат сертификат за професионален возач може да извадат патна исправа приоритетно и по редовна цена.

Ministri Boçvarski në deklaratë për MIA-n njoftoi se Qeveria në mbledhje e ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila tashmë nesër nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta marrë listën e shoferëve me certifikata të cilët nuk kanë pasaportë. Shoqatat e Transportuesve, tha Boçvarski, te ata kanë dorëzuar listë me 120 shoferë - një pjesë e tyre tashmë janë në procedurë për dhënien e pasaportës, ndërsa një pjesë duhet ta fillojnë procedurën.

"Po gjejmë zgjidhje si Qeveri për dhënie të pasaportave në rrugë të shpejtë me qëllim që t'i ndihmojmë kësaj veprimtarie shumë të rëndësishme për shtetin, duke pasur parasysh se rreth 90 për qind e transportit bëhet me komunikacion rrugor. Nga sektori transportues varet shumë ekonomia e vendit dhe për këtë duam të mundësojmë që transporti të mos pësojë për shkak të situatës të cilën e kemi tani me pasaportat. Sot e hapëm këtë çështje në Qeveri, me kërkesë të shoqatave të transportuesve, biseduam dhe Qeveria e miratoi atë informacion dhe MPB u angazhua që t'i përshpejtojë procedurat për shoferët profesionistë. Pres që për dhjetë ditë të përfundojë procedura nga fillimi deri në dhënien e dokumenteve të shoferëve", deklaroi Boçvarski dhe theksoi se çmimi do të jetë për procedurë të rregullt që shoferët të mos rëndohen financiarisht që të paguajnë për procedurë urgjente. 

Theksoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të jetë në kontakt me shoqatat e transportuesve nëse ka nevojë që të plotësohet lista dhe do të koordinohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Në vend ka rreth 16.000 shoferë me certifikatë për shofer profesionistë të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR