Me vendim të Qeverisë është rritur mbështetja për prodhuesit e orizit të cilët nuk kanë material të certifikuar faror
- Post By Arta Bunjaku
- 16:46, 14 korrik, 2021
Shkup, 14 korrik 2021 (MIA) – Çmimi I orizit është kategori e ndryshueshme, që nga viti në vit varet nga shumë faktorë në pajtim me kushtet që I dikton tregu dhe është marrëveshje mes prodhuesve dhe blerësve, theksoi sot zëdhënësi qeveritar, Dushko Arsovski lidhur me kërkesat e prodhuesve të orizit për çmim blerës fiks të orizit dhe rritje të subvencioneve.
“Fakt është se çmimi mesatar në tregjet me shumicë nga rekolta e vitit 2020 është 56,82 denarë për kilogram. Ky çmim është më I lartë krahasuar me katër vitet e kaluara. Gjithashtu, edhe çmimi I orizit në tregjet me pakicë është më I lartë. Në vitin 2020 arriti deri 73,10 denarë për kilogram, që është rritje prej 8 për qind krahasuar me vitet 2018 dhe 2019”, theksoi Arsovski.
Ai theksoi se me kërkesë të prodhuesve të orizit, Qeveria plotësisht ka sjellë vendim për rritje të vlerës së mbështetjes financiare për nënmasën për oriz pa material të certifikuar faror.
“Me ndryshimin e bërë u rrit mbështetja për bujqit të cilët nuk kanë material të certifikuar faror në 25 mijë denarë për sipërfaqe deri pesë hectare, ndërkaq ata bujq të cilët ka në sipërfaqe prej 5 deri 50 hektarë do të marrin mbështetje financiare prej 30 mijë denarëve për hektar”, sqaroi Arsovski.
Ai shtoi se me këtë vendim Qeveria u del në ndihmë prodhuesve të orizit që të amortizohen pasojat nga kriza me virusin korona. ab