• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me vërshime dheu dhe balte, e pakalueshme është rruga nga fshati Stepanc komuna e Çashkës drejt Prilepit

Me vërshime dheu dhe balte, e pakalueshme është rruga nga fshati Stepanc komuna e Çashkës drejt Prilepit

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në  VK Tabanocë ka rritje të frekuencës së automjeteve që hyjnë në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM informojnë se nga fshati Izvor për në Prilep, konkretisht fshati Stepanc, Komuna Çashkë deri në Prilep nga reshjet e shiut rruga rajonale është e mbuluar me dhe dhe baltë dhe është e pakalueshme.

Ndryshe, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe drejtimi i kujdesshëm i automjeteve, sidomos në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumore dhe gryka malore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

"Nga përmbytjet e ndodhura më 14 qershor 2023 në Dellçevë dhe rrethinë janë dëmtuar themelet e urës së lumit Cërveska  në rrugën kryesore A3 seksioni Makedonska Kamenicë - Dellçevë. Qarkullimi në urë zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi", njofton LAMM. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR