• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me thirrjen e parë publike nga IPARD 3 janë në dispozicion 30 milionë euro

Me thirrjen e parë publike nga IPARD 3 janë në dispozicion 30 milionë euro

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Me thirrjen e parë publike nga Programi IPARD 3, janë në dispozicion 30 milionë euro për investime në asetet bazë të ekonomive bujqësore dhe diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

"Jemi vendi i parë në rajon që fillon me realizimin e programit të ri IPARD 3. Më 1 shtator 2023 u shpall thirrja e parë publike për masat 1 dhe 7. Po vëmë në dispozicion gjithsej 30 milionë euro me thirrjen e parë publike nga programi i ri IPARD 3 për investime në asetet bazë të ekonomive bujqësore dhe diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve. Masa 1 e thirrjes publike ka të bëjë me investimet në asetet bazë të ekonomive bujqësore dhe si sektore prioritare paraqiten prodhimi bimor, blegtoral, prodhimi i peshkut, pastaj përpunimi dhe tregtimi i prodhimit bujqësor të vetë njësisë bujqësore dhe investimet në burimet e rinovueshme të energjisë për nevoja personale", thekson MBPEU.

Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme për investim te masa 1 arrin 20.000 euro, ndërsa mbështetja financiare maksimale e një shfrytëzuesi për një projekt arrin 750.000. Te masa 1 mbështetja financiare maksimale te një shfrytëzues për gjithë kohëzgjatjen e programit arrin 1.500.000 euro.

Sipas Ministrisë, masa 7 e thirrjes publike ka të bëjë me diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, ndërsa sektore prioritare janë prodhimi bujqësor alternativ, përpunimi i produkteve alternative bujqësore, prodhimi i produkteve ushqimore dhe pijeve, prodhimi i produkteve joushqimore, mbështetja e aktiviteteve të artizanëve, mbështetje e shërbimeve për popullsinë rurale, mbështetje e shërbimeve në bujqësi dhe mbështetjen e turizmit rural.

Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshme të projektit të propozuar te masa 7 arrin nga 10.000 euro, mbështetja financiare maksimale për shfrytëzues për projekt individual arrin 600.000 euro. Te masa 7 mbështetja financiare maksimale për shfrytëzues për të gjithë kohëzgjatjen e programit arrin 1.500.000 euro.

Aplikantët e interesuar mund të gjejnë më shumë informacion rreth thirrjes publike në linkun e mëposhtëm https://ipardpa.gov.mk/mk/Home/IpardPovici/9. sa/

foto: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR