• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Me siguri të enjten presidentja Siljanovska Davkova do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re Mickoskit

Me siguri të enjten presidentja Siljanovska Davkova do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re Mickoskit

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Me siguri të enjten presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, informojnë për MIA-n burime partiake. Afati për dorëzimin e mandatit përfundon më 7 qershor, pasi fillon të skadojnë njëzet ditët për formimin e qeverisë.

Presidentja Siljanovska Davkova sot për mediumet deklaroi se është e mundur edhe më herët ta ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re.

"Është e mundur edhe më herët të ndahet mandati. Varet nga situata. Kushtetuta thotë 10 ditë dhe pastaj 20 ditë që të përbëhet qeveria. Unë do t'i studiojë terminet", tha Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes para fillimit të panel diskutimit "Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian: Evropa 74 vite pas Deklaratës së Shumanit" në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Lëvizjes Evropiane. 

Sot në zyrat qendrore të koalicionit VLEN, është mbajtur takim mes përfaqësuesve të këtij koalicioni dhe të VMRO-DPMNE-së. 

VMRO-DPMNE-ja, VLEN dhe ZNAM ende bisedojnë për formimin e qeverisë, edhe pse ndarja e resoreve tashmë u publikua, ndërsa jozyrtarisht përmenden edhe emra të ministrave tël rinj. Megjithatë, ende nuk ka informatë zyrtare kur do të finalizohet marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë. Ajo që është e qartë është se nëse Siljanovska Davkovqa më 6 qershor e ndan mandatin, 20 ditë për formimin e Qeverisë do të bëhen më 25 qershor. Burime partiake për MIA-n, thonë se Kuvendi do të mund edhe më herët ta votojë qeverinë e re. 

Në Kuvend bëhen përgatitje për ndryshime të Ligjit të ri për organizimin e punës së organeve të drejtorisë shtetërore dhe sipas tij, të votohet qeveria e re e riorganizuar dhe të zgjedhen anëtarët e saj. Duke marrë parasysh se ndryshimet duhet ta kalojnë filtrin e Kuvendit, sot Komisioni për çështje dhe emërimeve e ka votuar përbërjen e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe të Komisionit ligjvënës-juridik. Por, që të miratohen ndryshimet e këtij ligj, nevojitet shumicë prej dy të tretave, të cilën sipas matematikës së tanishme, shumica nuk e ka.

Po ashtu, janë të mundura edhe ndryshime të Ligjit për vetadministrim lokal dhe Kodin zgjedhor, që të gjendet zgjidhje kalimtare, të mos shpallen zgjedhje vetëm për disa muaj mandat, respektivisht deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale në tërë shtetin vitin e ardhshëm, në ato komuna ku kryetarët e komunave tashmë janë bërë deputetë dhe do të bëhen ministra. Për ndryshimet e këtyre ligjeve sistematike, nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Pas koordinimit të djeshëm të parë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me koordinatorët e grupeve të deputetëve, Kabineti i tij kumtoi se deri nga fundi i javës punuese, do të mund të pritet të konvokohet seancë për verifikimin e edhe dy mandateve të mbetur të deputetëve. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR