• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Me ridedikim të fondeve janë mbështetur 66 projekte në 44 komuna

Me ridedikim të fondeve janë mbështetur 66 projekte në 44 komuna

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Me ridedikimin e fondeve 44 komuna kanë marrë mbështetje financiare për shkolla të reja dhe të rindërtuara, objekte shëndetësore, salla sportive, çerdhe, rrugë, projekte në fushën e mjedisit jetësor, kulturës... Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski tha se qëllimi i nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet ministrive, agjencive dhe komunave është për të treguar se sa të rëndësishëm janë qytetarët.

Kovaçevski informoi se me ridedikimin e mjeteve financiare nga buxhetet e gjashtë ministrive dhe një agjencie janë siguruar dy miliardë denarë ose 32,5 milionë euro për gjithsej 66 projekte për 44 komuna në vend. Qëllimi i përbashkët i pushtetit qendror dhe atij lokal, thotë ai, duhet të jenë nevojat dhe interesat e qytetarëve.

"Gjithsej dy miliardë denarë ose 32,5 milionë euro janë siguruar përmes ridedikimit të mjeteve financiare nga buxhetet e gjashtë ministrive dhe një agjencie, gjegjësisht nga ministritë e Shëndetësisë, Arsimit, Punës dhe Politikës Sociale, Transportit dhe Lidhjeve, Kulturës dhe Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Agjencisë për Sport dhe Rini. Këto para janë të destinuara për gjithsej 66 projekte për 44 komuna në vend. Bëhet fjalë për projekte për rindërtimin e rrugëve dhe rrugëve lokale, ndërtimin dhe rikonstruksionin e shkollave dhe kopshteve, objekteve shëndetësore, sallave sportive... dhe projekte të tjera që në pjesën më të madhe të vendit tashmë kanë përgatitur dokumentacionin me të cilin mund të fillojë puna. Me realizimin e tyre mundësojmë infrastrukturë më të mirë, shërbime më cilësore, arsim dhe shëndetësi më të mirë, si dhe mundësi për më shumë aktivitete sportive dhe mbrojtje më të madhe të shëndetit të qytetarëve", tha Kovaçevski.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se një pjesë e projekteve janë të destinuara për rindërtimin dhe ndërtimin e shkollave dhe sallave sportive në Aeroport, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Ohër, paratë për këto projekte në vlerë prej 380 milionë denarëve ose mbi 6.1 milionë euro do të sigurohen nga MASH-i. Dyqind e pesëdhjetë milionë denarë mbi katër milionë euro janë siguruar nga MPPS-ja për projekte për përmirësimin e ndërtimit dhe rindërtimit të çerdheve në komunat Gjorçe Petrov, Aerodrom, Butel, Karposh dhe Kisella Vodë. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të ndajë mbi një miliard denarë, gjegjësisht 16,2 milionë euro për ndërtimin dhe rindërtimin dhe asfaltimin e rrugëve, rrugicave, urave... në komunat Manastir, Bogdanc, Bogovinë, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Zhelinë, Ilinden, Jegunovc, Karposh, Kërçovë, Krivogashtan, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë, Makedonski Brod, Pehçevë, Probishtip, Saraj, Shkup, Nagoriçan i Vjetër, Tearcë, Komuna Qendër, Çashkë dhe Kriva Pallankë.

Mbi 183 milionë denarë ose tre milionë euro nga MMJPH-ja do të ridenstinohen për projekte mjedisore në Vallandovë, Prilep, Berovë, Çuçer Sandevë dhe Pllasnicë.

Në pjesën e kulturës, 30 milionë denarë ose gjysmë milioni euro do të sigurohen nga Ministria e Kulturës për realizimin e projektit për Shtëpinë e kulturës në fshatin Mateç të Likovës.

Përmes Agjencisë për rini dhe sport do të konvertohen 114 milionë denarë ose gati dy milionë euro për ndërtimin e sallave sportive, terreneve, pajisjeve urbane në Shtip, Veles dhe Gjorçe Petrov.

Vazhdon mbështetja për komunat, bën të ditur kryeministri.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi tha se është i kënaqur me procesin me të cilin po ndihmohen qytetarët në zhvillimin e investimeve kapitale. Ai ka falënderuar edhe deputetët në Komisionin për financim dhe buxhet, si dhe kolegët e Qeverisë, të cilët i kanë mbështetur projektet për zhvillimin e komunave dhe cilësinë më të mirë të jetesës së qytetarëve. Në fjalën e tij, Besimi kujtoi se me Ligjin për decentralizim fiskal, 2021 janë votuar reformat për rritjen e pjesës së tatimit mbi vlerën e shtuar të dedikuar për komunat.

"Edhe këtë vit dhe për vitin e ardhshëm propozohet që normat e fundit, siç janë gjashtë për qind e TVSH-së, gjegjësisht pjesa dhe gjashtë për qind e tatimit mbi të ardhurat personale. Sa i përket shumës së rritjes së bllok dotacioneve në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023, më shumë ka në nivel qendror, 3,1 miliardë denarë, prej të cilëve 787 milionë më shumë në bazë të TVSH-së dhe 229 milionë denarë më shumë në bazë të tatimit në të ardhura personale. Obligacione strukturore komunale për riprogramimin e detyrimeve të vjetra në lidhje me vitin 2021 ku raportuan tre komuna dhe u lidhën kontrata. E rëndësishme është edhe fakti ka siguruar kredi prej 50 milionë eurosh me Bankën botërore, e cila realizohet nëpërmjet një njësie financimi në drejtim të përmirësimit të projekteve infrastrukturore për tranzicionin e gjelbër, efikasitetin energjetik. Si politikë e Qeverisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, transformimi i Byrosë për zhvillim të barabartë rajonal në një agjenci për zhvillim lokal dhe rajonal që do të ofrojë shumë më tepër mundësi krahas mjeteve nga buxheti dhe institucionet e tjera financiare ndërkombëtare, që projekte të tilla të kenë mbështetje edhe më të madhe financiare në të ardhmen", tha Besimi.

Ai tha se kryetarët kanë përgatitur projekte efikase, të gatshme për realizim dhe informoi se të gjitha këto mjete që janë nënshkruar sot do të realizohen deri në fund të vitit, teknikisht janë gati në thesar që të zbatohen para përfundimit të vitit fiskal. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR