• e shtunë, 23 nëntor 2024

Me ribalancin e Buxhetit janë paraparë 4,1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve (PLT)

Me ribalancin e Buxhetit  janë paraparë 4,1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve (PLT)

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 4,1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska.

Në një konferencë për shtyp në Qeveri ajo informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është një rritje prej 8,22 miliardë denarë. Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga llogaritë personale. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është një rritje prej 19,178 miliardë denarë. 

Fillimisht BPV-ja e parashikuar, thekson, është e parealizueshme. Inflacioni parashikohet në nivel prej 3,5 për qind dhe rritja e pagës neto për 13 për qind.

Sipas ministres, me ribalancin janë siguruar 4,1 miliardë denarë për paga, nga të cilat 1.1 miliardë janë për bllok dotacione që nuk ishin planifikuar në buxhetin bazë. Në një pjesë të institucioneve, siç tha Dimitrieska Koçoska, ka pasur paga të parashikueshme vetëm deri në qershor. 

 "Gjatë përgatitjes së ribalancit janë bërë supozime se sa mjete mund të rishpërndahen nga zërat të cilat tregojnë realizim të dobët. Me rishpërndarjen janë siguruar 20 miliardë denarë, ndërsa janë planifikuar edhe 11 miliardë denarë shtesë për mbulimin e obligimeve dhe obligimeve të vonuara  që kanë qenë të ligjshme dhe nuk kanë qenë të planifikuara. Kjo rezulton me rritje të deficitit buxhetor për 11.156 milionë denarë", theksoi Dimitrieska Koçoska.

Për kthimin e kredive në NQP, Hekurudhat, EMV dhe NPRRSH, me ribalancin janë siguruar mjete prej 5,1 miliardë denarë.

"Me ribalancin siguruam 5,1 miliardë denarë për shërbimin e obligimeve kreditore ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare në emër të ndërmarrjeve shtetërore dhe publike. Konkretisht, NPRRSH, NQP, Hekurudhat, EMV nuk janë në gjendje t'i paguajnë kreditë për të cilat janë dhënë garanci shtetërore dhe sipas ligjit Ministria e Financave është e obliguar që në emër të tyre t'i kthejë mjetet", tha ministri.

Për pagesë sipas vendimeve të gjykatës me ribalancin janë siguruar 600 milionë denarë. Dimitrieska - Koçoska theksoi se dëmet që ka pësuar Buxheti në lidhje me dokumentet e ekzekutuara janë të mëdha, duke theksuar se vetëm për vitin 2023 janë paguar 1 miliard e 671 milionë denarë.

"Bëhet fjalë për raste të ndryshme, para së gjithash nga shkeljet e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, gjegjësisht transferimin e punëtorëve nga një vend në tjetrin që kanë paditur dhe kanë fituar. Më tutje shkresat e mëtejshme të ekzekutimit të pagueshme për rastet e humbura në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Kam kërkuar një analizë shtesë në ditët e kaluara, e cila ka treguar se po humbasim lëndët për shkak të gabimeve të gjyqtarëve nga mosdhënie e vendimit gjyqësor brenda afatit e kështu me radhë. Vetëm për vitin 2024 mbi këtë bazë janë paguar 3 milionë euro", tha ministrja

Nga viti 2024 deri në vitin 2028 shteti vetëm në bazë të interesave duhet të paguajë 1,800 miliardë euro. 

"Rritje e interesit për 822 milionë denarë për shkak të rritjes së një pjese të interesit të lidhur me euribor. Në të njëjtën kohë, më duhet të përmend sërish se në 4 vitet e ardhshme, pra 2024-2028, totali i borxhit apo shlyerjes që duhet të bëjmë vetëm në bazë të interesit është 1 miliard e 800 milionë euro", tha ministrja.

Shteti ka siguruar 1 miliardë denarë për pagesë të ndihmës financiare ligjore në zonat, për të cilat Dimitrievska - Koçoska thotë se qeveria e kaluar e ka ditur, por nuk e ka siguruar në Buxhet. 

Më tutje, për Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë siguruar 322 milionë denarë, 644 për ushqim dhe bursa studentore, 6 miliardë denarë për projekte për investime kapitale në komuna, 132 milionë denarë janë paguar në fondet e BE-së për keqpërdorim të konstatuar të mjeteve nga OLAF në agjencinë nacionale për mobilitet Erasmus, 143 milionë denarë për qiratë në PDK, 150 milionë denarë për MRTV, Shpenzimet e tranzicionit shtylla e dytë 400 milionë denarë, sigurim shëndetësor për pensionistët 879 milionë denarë, 1 miliard e 700 milionë denarë për FSSHM për pagesën e detyrimeve të mbetura dhe pushim mjekësor, subvencione për bujqësi në vlerë prej 1 miliard e 7 milionë denarë të cilat janë të detyrueshme, 550 milionë denarë për vauçerë në sport, 80 milionë denarë për Byronë për Zhvillim të Arsimit, gjegjësisht për libra, për TVSH-në time janë siguruar 1 miliard denarë. fc/

Fotografia: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR