• e shtunë, 23 nëntor 2024

Me ndihmë eksperte nga Polonia do të përforcohen kapacitetet e Inspektoratit shtetëror për transport

Me ndihmë eksperte nga Polonia do të përforcohen kapacitetet e Inspektoratit shtetëror për transport

Shkup, 6 shtator 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot realizoi takim pune me ministrin polak, Artur Scapivski, njëherit edhe inspektor kryesor për transport i Republikës së Polonisë dhe Pjotr Visocki, përfaqësues nga Ambasada polake në vend.

"Në takim u diskutua për tema të rëndësishme në fushën e transportit rrugor. Jemi të nderuar që përfitojmë nga njohuritë e tyre profesionale. Ne, si shtet, jemi përfitues të projektit Tuinning, i cili zhvillohet në kuadër të Bashkimit Evropian", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit.

U hap edhe çështja për implementimin e Tuining projektit prë modernizim dhe ngritje të kapaciteteve të Inspektoratit shtetëror për transport, projekt i financuar përmes BE-së në vlerë prej 2,1 milionë eurove.

"Falë këtij projekti dhe përkushtimit tonë në zhvillimin e transportit rrugor, do të arrijmë standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti në këtë sektor. Në sajë të projektit, do të përfitojmë një grant prej 1 milion euro, i cili do të përmirësojë kushtet në Inspektoratin Shtetëror Rrugor, si dhe do të kemi mundësinë të përfitojmë nga përvoja personale e profesionistëve polakë për gjatë 28 muajve të ardhshëm, sa do të zgjasë ky projekt", theksoi pas takimit zëvendësminsitrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri. ab/

fotо: Ministria e Transportit

QËNDRONI TË LIDHUR