• e mërkurë, 02 tetor 2024

Me MBPEU-në deri në zgjedhjen e ministrit të ri do të udhëheqë zëvendësministrja Vjollca Berisha

Me MBPEU-në deri në zgjedhjen e ministrit të ri do të udhëheqë zëvendësministrja Vjollca Berisha

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) sot kumtoi se me verifikimin e mandatit të deputetit më 28.05.2024 të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski, përfundoi funksioni i ministrit.

Me ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, shtohet, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, me ministrinë do të udhëheqë zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Vjollva Berisha.

"Në këtë periudhë, në pajtim me autorizimin prej 27.05.2024, zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Vjollca Berisha, në tërësi do të mund t'i kryejë aktivitetet rrjedhëse për punë të papengueshme të minsitrisë, ndërsa tashmë është bërë ndryshimi edhe në Regjistrin qendror", sqarohet në kumtesën e MBPEU-së. ab/

Foto: МIА arkivi
 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR