• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Me manifestim ndërkombëtar poetik në MAB përfunduan “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Me manifestim ndërkombëtar poetik në MAB përfunduan “Mbrëmjet strugane të poezisë”

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Me manifestimin ndërkombëtar poetik para Muzeut të artit bashkëkohor në Shkup sonte përfundoi edicioni i 63-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë ku morën pjesë një numër i madh i poetëve të huaj dhe atyre vendas.

Në hapjen e manifestimit, Sofia Nasevska- Trifunovska tha se sonte në Muzeun e artit bashkëkohor "nga Struga po e sjellim poezinë me bukuritë e saj".

Manifestimi, siç informon organizatori, filloi të enjten me mbjelljen tradicionale të drunjve dhe leximit të poezive në Parkun e poezisë në nder të fituesit të “Kurorës së artë” për vitin 2024, poetit dhe dramaturgut të shquar francez, Zhan Pjer Simeon. "T'ga za jug" e Konstantin Milladinovit u lexua për herë të parë këtë vit nga një person i verbër me ndihmën e alfabetit të Brajit, për nder të motos së sivjetshme të festivalit "Prekja e së bukurës", me çka nderohet inovacioni i shkrimit të Brajit. Më pas u ndez flakadani i festivalit dhe vazhdoi leximi me poezinë “Meridianët”.

Çmimet më të larta të festivalit "Kurora e artë", "Vëllezërit Milladinovi", "Urat e Strugës" dhe "Struga e Re" u dhanë mbrëmë në manifestimin "Urat" të poetit francez Zhan Pjer Simeon, poetes dhe teoricientes së letërsisë maqedonase Katica Qulavkova, shkrimtares gjermane Katrin Pic dhe poetes së re Filipa Sara Popova.

Foto: MSP

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR