• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me Konferencë rajonale Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë shënon 20-të vjetorin e themelimit

Me Konferencë rajonale Agjencia për Mbështetjen e Sipërmarrësisë  shënon 20-të vjetorin e themelimit

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Me nismë të Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot fillon Konferenca e parë rajonale me temë "Bashkëpunimi për forcimin e sipërmarrësisë dhe rritja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme", në Shkup. 

Siç kumtuan nga AMS, gjatë dy ditëve në vijim, në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë qeveritar dhe personalitete me ndikim të cilët kanë rol kyç në formimin e politikave dhe strategjive për zhvillim ekonomik në rajonin e Kroacisë, Turqisë, Sllovenisë, Bosnja e Hercegovinës, si dhe nga vendet fqinje Shqipëria, Serbia dhe Kosova.

Imer Imeri, ushtrues detyre, drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është krenar që AMS ka marrë iniciativën për të organizuar këtë ngjarje të rëndësishme në vitin kur festohet 20 vjetori i Agjencisë. Agjencia, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe institucionet përkatëse, luan një rol kyç në mbështetjen e sipërmarrësve të ardhshëm, startup-eve dhe NVM-ve ekzistuese përmes programeve të ndryshme, duke përfshirë edukimin sipërmarrës, iniciativat e vetëpunësimit, shërbimet e standardizuara të mentorimit dhe sistemet e vauçerëve.

"Jam krenar që Konferenca po mbahet në vitin kur Agjencia feston 20 vite të suksesshme nga themelimi i saj. Me këto shërbime, kompanitë marrin ndihmë dhe mbështetje të ekspertëve nga fusha të ndryshme, duke kontribuar në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e tyre pa probleme", tha Imeri.

Ai sqaroi se konferenca është një dëshmi e angazhimit kolektiv të kombeve në nxitjen e bashkëpunimit rajonal për të mbështetur rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM).Duke pasur parasysh faktin se është sektori i NVM-ve, si në BE ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që përfaqëson ekonominë dhe nxit inovacionin, kjo përpjekje e përbashkët synon të forcojë konkurrencën dhe të ndikojnë në stabilitetin.

"Në Konferencë do të ketë diskutime për shkëmbimin e praktikave më të mira që janë dëshmuar për NVM-të gjatë kohërave turbulence, duke përfshirë pandeminë COVID-19 dhe krizat e vazhdueshme globale të energjisë dhe ekonomike. Agjenda përfshin gjithashtu sesione mbi dixhitalizimin, praktikat e qëndrueshme dhe rëndësinë e mbështetjes së biznesit për sipërmarrësit potencialë, startup-et, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajonet jashtë qendrave të mëdha urbane” - siguron znj. Maja Taseva, drejtuese e departamentit të bashkëpunimit ndërkombëtar në AMSRMV.

Konferenca synon të dërgojë një mesazh të guximshëm për palët e interesuara dhe Bashkimin Evropian, duke theksuar përkushtimin e rajonit për përballimin e sfidave të përbashkëta dhe optimizimin e aseteve për rritjen e konkurrencës dhe rritjes përmes iniciativave që promovojnë transferimin e njohurive dhe praktikat më të mira. sa/

Foto: AMS

 

QËNDRONI TË LIDHUR