• e premte, 27 shtator 2024

Me iniciativë të KSHPK-së, PTHP Shkup filloi procedurën kundër ish drejtorit organizativ të Klinikës për toksikologji

Me iniciativë të KSHPK-së, PTHP Shkup filloi procedurën kundër ish drejtorit organizativ të Klinikës për toksikologji

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot kumtoi se Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas iniciativës së parashtruar të KSHPK-së për ndjekje penale, e ka pranuar iniciativën, ka formuar lëndë dhe ka filluar procedurë sipas propozim akuzës kundër drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Toksikologjisë.

Në përputhje me propozim akuzën, thuhet në kumtesë, e akuzuara është akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, në përputhje me nenin 353 paragrafi 1 i Kodit Penal. Drejtoresha gjatë muajit maj të vitit 2024, në cilësinë e drejtoreshës organizative të Klinikës, me punonjësit shëndetësorë ka nënshkruar marrëveshje për një vepër në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore, me të cilat veprime ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare dhe ka shfrytëzuar pasuri kundërligjore për personat e përmendur, e me këtë e ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Ky hap përfaqëson konfirmim të angazhimeve të KSHPK-së për të luftuar korrupsionin dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë personave që janë të përfshirë në shkeljen e ligjeve. KSHPK-ja do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e këtij rasti dhe opinioni do të informohet për të gjitha informacionet e rëndësishme. Respektimi drejt parimeve të llogaridhënies dhe transparencës mbetet prioriteti ynë dhe synimi ynë është të sigurojmë që padrejtësitë të mos kalojnë pa reagimin e duhur, kumtojnë nga KSHPK-ja.

Apelojnë deri tek të gjitha institucionet dhe qytetarët që të bashkëpunojnë në zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit, që së bashku të krijojmë një të ardhme të drejtë.  rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR