Me hetimin e grupit kriminal “Belanoca-Baron” janë zbardhur së paku shtatë vrasje, thotë Toshkovski
- Është shkatërruar një grup kriminal prej 18 anëtarësh, i cili ka kryer vrasje, zhvatje, ndërsa është i lidhur edhe me djegien e automjeteve të punësuarve në policinë e burgjeve, informoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili dha detaje për rastin "Belanoca-Baron", ndlrsa për të cilin më herët informoi në detaje dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Toshkovski theksoi se gjatë ditës së djeshme, në orët e mbrëmjes ka kryer një aksion të koordinuar policor, në të cilin është shkatërruar një grup i organizuar kriminal 18 anëtarësh, i përbërë nga persona nga Shkupi, të cilët për nj kohë të gjatë kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale nga fusha e krimit të rëndë serioz dhe tregtisë së paligjshme të armëve.
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Është shkatërruar një grup kriminal prej 18 anëtarësh, i cili ka kryer vrasje, zhvatje, ndërsa është i lidhur edhe me djegien e automjeteve të punësuarve në policinë e burgjeve, informoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili dha detaje për rastin "Belanoca-Baron", ndlrsa për të cilin më herët informoi në detaje dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Toshkovski theksoi se gjatë ditës së djeshme, në orët e mbrëmjes ka kryer një aksion të koordinuar policor, në të cilin është shkatërruar një grup i organizuar kriminal 18 anëtarësh, i përbërë nga persona nga Shkupi, të cilët për nj kohë të gjatë kanë qenë të përfshirë në kryerjen e veprave penale nga fusha e krimit të rëndë serioz dhe tregtisë së paligjshme të armëve.
"Bastisje janë kryer edhe te 24 persona në gjithsej 30 lokacione, nga të cilat 28 në rajonin e Shkupit dhe dy në rajonin e Velesit. Pas bastisjeve të kryera deri më tani është gjetur armë zjarri, pajisje tjera të lidhura me të njëjtën, jelek antiplumb dhe deri më tani janë gjetur rreth 30 milionë denarë, në emertime të ndryshme, tek të dyshuarit, janë konfiskuar pesë automjete, bizhuteri, sasi më e madhe e arit, nëntë telefona celularë, pesë sim kartela, mbatjes për të njëjtat, 12 ora dore, etj, të cilat janë konfiskuar dhe do të jenë pjesë e ekspertizës.
Bastisjet janë duke vazhduar, ndërsa siç tha Toshkovski do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Theksoi se më 16 dhjetor është bërë kallëzim penal ndaj 18 personave për kryerjen e disa veprave penale, mes të cilave vrasje, vrasje në tentativë, të cilat janë kryer në dy-tre vitet e fundit, ndër të cilat e njohur për opinionin në lokalin Shisha, gjë që shkaktoi shqetësim të madh te opinioni i Maqedonisë, si dhe është bërë kallëzim penal për zhvatje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe bashkim kriminal.
"Gjatë vitit 2020, disa nga të denoncuarit krijuan një grup, i cili synonte të kryente vepra penale vrasje. Organizatorët e këtij grupi kriminal kanë përgatitur plane dhe kanë marrë vendime se kush, kur, ku dhe në çfarë mënyre do të privohet nga jeta dhe vendimet i kanë zbatuar personalisht ose përmes pjesëtarëve të grupit kriminal, të cilët i kanë pranuar dhe zbatuar", thotë Toshkovski.
Ai theksoi se gjatë vitit 2021 pesë persona kanë krijuar edhe grup për kryerje të vrasjeve, të cilët iu bashkuan këtij grupi, duke pranuar planin për privimin nga jeta të personave nga grupet e tjera të organizuara, si dhe privimin nga jeta e personave për shkak të hakmarrjes.
Toshkovski theksoi se grupi ishte i organizuar dhe secili kishte detyra. Në vitin 2023, nga persona e dyshuar, ose gjithsej tre, formuan një grup për zhvatje, i cili me dhunë dhe me kërcënime të rënda zhvaste para nga drejtuesit, pronarët, kurse një pjesë e grupit kriminal ishte përgjegjës për djegien e objekteve dhe automjeteve. Secili prej tyre kishte detyra në fushën e planifikimit, dërgimit të kërcënimeve, si dhe marrjes së parave, për gjoja sigurimin e objekteve, përfshirë edhe bastoret sportive. Ky grup kriminal dogji pesë pika të bastoreve sportive dhe një dyqan sanduiçësh. Ky grup lidhet edhe me djegien e automjeteve të punëtorëve të policisë së burgjeve. Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski, theksoi se me këtë hetim janë zbardhur së paku shtatë vrasje, dhe ka treguar se nga veprimi ka treguar edhe policë të pandershëm, të cilët kanë ndihmuar njërën nga viktimat 10 minuta para se policia të hyjë në objekt, të largohet. Ai tha se koha e krimit ka mbaruar. ls/
Foto: MIA