• e premte, 08 nëntor 2024

Me helikopter evakuohen pesë persona nga Strojmenci i Sveti Nikollës

Me helikopter evakuohen pesë persona nga Strojmenci i Sveti Nikollës

Sveti Nikollë, 30 korrik 2024 (MIA) - Pesë personat nga fshati Strojmenci i Sveti Nikollës, të cilët kanë mbetur të bllokuar në zjarr, me ndihmën e helikopterit tashmë po nxiren, deklaroi për MIA-n kryetari i Sveti Nikollës, Dejan Vlladev.

"Zjarri momentalisht ka rënë mbi fshatin Orel, në drejtim të fshatit Rançanc. Në atarin e fshatit Orel, tani nuk ka rrezik për shtëpitë dhe mendoj se do ta vënë nën kontroll, pastaj nga Strojmenci në fshatin Rançanc, në manastirin Sveta Nedela. Më vjen mirë që tani ka aeroplanë që do të ndihmojnë. Këto fshatra mund të mos jenë të mëdha, por janë fshatra të gjallë", thotë Vladev.

Në shpëtimin e fshatrave janë përfshirë zjarrfikës, vullnetarë, popullsia vendore, të punësuar në institucionet shtetërore.

Zjarret në rajonin e Sveti Nikollës shuhen nga toka dhe nga ajri, ndërsa komuna me ndihmën e popullsisë siguron ushqim dhe ujë për njerëzit të cilët luftojnë me zjarret në këtë komunë. 

Dëmet nga zjarret do të përcaktohen më tej, ndërsa sipas vlerësimeve fillestare janë djegur rreth 40 shtëpi në fshatrat Nemanjic, Malinë dhe Orel. Gjithashtu janë djegur bagëtitë dhe ushqimet e kafshëve, ndërsa disa fshatra kanë mbetur pa ujë të pijshëm, siç është fshati Nemanjicë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR