• e shtunë, 23 nëntor 2024

Me Garancinë për të rinjtë deri në tani janë përfshirë mbi 80 mijë, rreth 40 për qind prej tyre kanë marrë oferta për punë

Me Garancinë për të rinjtë deri në tani janë përfshirë mbi 80 mijë, rreth 40 për qind prej tyre kanë marrë oferta për punë

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Qasja për përnalljen me papunësinë e të rinjve në tregun e punës ka treguar përmirësim të dukshëm të situatës me punësimin e të rinjve. Në vitin 2021, rreth 94 mijë të rinj në vend ishin të papunësuar, të pa përfshirë në arsim apo trajnim, që përkon me një të katërtën e totalit të popullsisë së re. Kjo përqindje, edhe pse ende e madhe, është trend në rënie në krahasim me vitin 2016, kur në kategorinë e të rinjve vulnerabël ishin 136 mijë të rinj, përkatësisht përqindja ishte 31,3, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ministrja, në aktivitetin e sotëm ku u ndanë përvojat, praktikat e mira dhe sfidat në zbatimin pesëvjeçar të programit Garancia për të rinjtë, theksoi se sipas objektivave të programit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria në periudhën e ardhshme të veprimit do të të fokusohet pikërisht në zbatimin efikas të Garancisë për të rinjtë me synimin për qasje më masive dhe më të mirë të të rinjve në tregun e punës.

Euroambasadori Dejvid Gir, në fjalimin e tij në këtë aktivitet, tha se Garancia për to rinjtë është dëshmuar të jetë një mjet thelbësor për të përmbushur nevojat e të rinjve, veçanërisht atyre që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim dhe atyre që janë veçanërisht të cenueshëm.

"Kur i shikojmë politikat e zhvillimit në përgjithësi, një nga çështjet më të rëndësishme që duhet ta zgjidhim është nëse po bëjmë mjaftueshëm për të rinjtë. Kur dëgjojmë se të rinjtë duan të largohen nga vendi, nuk mund të mos pyesim nëse po u japim mundësi të mjaftueshme për të marrë një arsim cilësor për të punuar në vend. Kjo është një pyetje e vlefshme këtu në Ballkanin Perëndimor, por edhe në vendet anëtare të BE-së. Të rinjtë natyrisht kërkojnë të luajnë një rol më të fortë në formësimin e shoqërisë dhe në formësimin e ekonomive tona, jo nesër por sot", tha Gir.

Drejtori i Agjencisë së punësimit, Bekim Murati, shtoi se në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjendja me papunësi tek të rinjtë është e pafavorshme, ndërsa vendet ndodhen para një sfide të madhe.

"Rritja e ekonomive tona duhet të përkthehet në mundësi punësimi dhe promovimi i punësimit të të rinjve duhet të jetë prioriteti ynë kryesor. Ne kemi nevojë për një përgjigje të targetuar. Një grup të rinjsh janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të papunësisë afatgjatë dhe braktisjes së hershme të shkollës. Të rinjtë janë në thelb të prioriteteve të të gjitha vendeve moderne, ata janë çelësi i dinamizmit dhe prosperitetit të së ardhmes, ndërsa talentet, aftësitë dhe kreativiteti i tyre janë thelbësore për të siguruar rritje dhe harmoni kudo në botë. Papunësia tek të rinjtë është gjithmonë në një nivel më të lartë krahasuar me grupmoshat e tjera dhe kjo nënkupton humbje të burimeve njerëzore dhe talenteve që vendet tona mund ta përballojnë", theksoi Murati.

Ngjarja mbahet në kuadër të mbështetjes së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP), përmes Instrumentit të mbështetjes teknike të BE/ONP për Garancinë për të rinjtë. Në këtë aktivitet u prezantuan përvojat e disa vendeve të BE-së për mënyrën se si u prezantuan sistemet e tyre për identifikimin, përfshirjen dhe mbështetjen individuale të të rinjve që kanë lënë arsimin herët, janë të përjashtuar nga tregu i punës ose nuk mbulohen nga programet e trajnimeve. mb/

Foto: Asllan Vishko

QËNDRONI TË LIDHUR