• e enjte, 18 korrik 2024

Me ekspozitën “75/75”, Galeria Kombëtare fillon me shënimin e 75-vjetorit jubilar

Me ekspozitën “75/75”, Galeria Kombëtare fillon me shënimin e 75-vjetorit jubilar

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) -  Në  Çifte Hamam sonte do të hapet ekspozita e titulluar “75/75”, me të cilën Galeria Kombëtare i fillon aktivitetet për shënimin e 75-vjetorit jubilar të themelimit. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 gusht të vitit 2023.

"Në mënyrë simbolike kurorëzojmë vizionin dhe misionin e vazhdueshëm të suksesshëm të institucionit tonë për mbledhjen, ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore duke ekspozuar 75 vepra ekskluzive të artit – piktura dhe skulptura.  Përzgjedhja e disa prej eksponateve më të hershme të koleksionit tonë, duke përfshirë ato jashtëzakonisht të vlefshme, bazohet në vepra në të cilat gjuha artistike e mjeshtrave më të mirë varion nga klasicizmi në modernizëm (përmes neo-romantizmit, impresionizmit, secesionit, etj.), me aksent në trajtimin studioz të figurës dhe veçanërisht të portretit", bëjnë t ditur nga Galeria Nacionale.

 

Në ekspozitën “75/75” do të prezantohen vepra të autorëve: Sava Shumanoviq, Matej Sternen, Konstantin Danil, Nikola Aleksiq, Stefan Todoroviq, Vesna Sokoliq, Uros Prediq, Paja Jovanoviq, Matej Jama, Nadezhda Petroviq, Zora Petroviq, Pierre Krizaniq, Petar Dobroviq, Mosha Piade, Vlaho Bukovac, Krsto Hegedusiq, Marko Murat, Leon Cohen, Celestin Medoviq, Nikola Martinoski, Lazar Lichenoski, Korqi Jakov Zografski, Kosta Shkodreanu, Dimitar Andonov Paparadishki, Dimitar Pandilov Avramovski, Katjana Eftimova, Lena Stefanova (piktorë); Antun Augustinçiq, Voin Bakiq, Toma Rosandiq, Petar Palaviçini, Ivan Meshtroviq, Dimo Todorovski, Ljubomir Stefanovski, Borka Avramova, Frano Krsiniq, Boris Kalin, Risto Stijovic etj. (skulptorë).

 Njëkohësisht, nga Galeria Nacionale njoftojnë se në datën 2 gusht të vitit 2023, datë që përkon me hapjen e Galerisë, hyrja në të gjitha ambientet do të jetë falas.  ar/

 Foto: Galeria Kombëtare

 

QËNDRONI TË LIDHUR