• e premte, 27 dhjetor 2024

ME: Edhe nëse rishikohet vendimi i qeverisë për bashkëngjitjen e dy koncesioneve për Illovicën, Euromaks Resoursis përsëri do t'i ketë të dyja koncesionet

ME: Edhe nëse rishikohet vendimi i qeverisë për bashkëngjitjen e dy koncesioneve për Illovicën, Euromaks Resoursis përsëri do t'i ketë të dyja koncesionet

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Ekonomisë (ME) mbetet e mendimit se në mënyrë administrative duhet të bashkohen dy koncesionet e Euromaks Resoursis për minierën e Illovicës dhe kjo u takon sipas nenit 61 të Ligjit për burimet minerale, sepse koncesionuesi ka dy koncesionet, ku e para përfshihet në të dytin, apo është i mbuluar plotësisht në të dytin.

Sipas tyre, edhe nëse rishikohet vendimi i Qeverisë për bashkimin e koncesioneve, kompania përsëri do t'i ketë të dyja koncesionet dhe do të mund të thirret në procesverbalin nga Ministria e Ekonomisë më 5 shkurt 2016 kur kanë dalë në terren dhe konstatuan se mund të vazhdojë procedurën për bashkimin e koncesioneve pas kërkesës së paraqitur më parë të kompanisë. Për këtë do të mund të ngrenë padi në Gjykatën administrative e cila tashmë ka vendosur kthimin e koncesionit të cilën më parë e ia mori Ministria e Ekonomisë.

Ministria në tri raste i ka dorëzuar Qeverisë propozim për bashkimin e koncesioneve. Në vitin 2018 propozimi u refuzua për shkak të zgjedhjeve, në vitin 2019 nuk morën as mendim pozitiv e as negativ. Propozimi i fundit së bashku me dokumentacionin e plotë dhe të gjitha mendimet e mëparshme pozitive për koncesionet nga institucionet kompetente është dorëzuar më 26 qershor të këtij viti, ndërsa më 27 qershor Qeveria në mbledhje ka dhënë mendim pozitiv.

Nga Ministria theksojnë se dhënia e një opinioni pozitiv për bashkimin e koncesioneve do të parandalojë kompaninë të ngritë procedurë të arbitrazhit kundër shtetit dhe se do t'i mundësojë Euromaks Resoursis të marrë leje shfrytëzimi për katër vjet, pasi do të duhet të fillojë procedurën dhe do të duhet të dorëzojë raport të ri për mbrojtjen e mjedisit jetësor që do të duhet të miratohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe për të cilin është paraparë debat publik me popullatën lokale. Gjithashtu, me bashkimin e koncesioneve, të dyjat do të vlejnë deri në vitin 2042, ndërsa vlefshmëria e koncesionit të parë është deri në vitin 2046.

Në vitin 2019, Ministria e Ekonomisë refuzoi kërkesën e Euromaks Resoursis për dhënien e licencës për shfrytëzimin e pasurive minerale në Illovicë për shkak të dokumentacionit jo të plotë dhe më 16 dhjetor 2019 mori vendim për ndërprerjen e koncesionit të parë. Kompania u ankua në Gjykatën administrative e cila mori vendim për kthimin e koncesionit ndaj të cilit Ministria e Ekonomisë nuk ka të drejtë ankimimi.

Kërkesa për koncesionin e parë për kërkime të detajuara gjeologjike është dorëzuar më 27 tetor 2005, ndërsa vendimi për dhënien e saj është marrë në vitin 2006. Kërkesa për koncesionin e dytë për shfrytëzimin e burimeve minerale është dorëzuar në vitin 2011, ndërsa vendimi për eksploatimin e bakrit dhe arit është marrë në vitin 2015.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR