• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me diploma universitare 42 për qind e evropianëve dhe 37,7 për qind e banorëve të Maqedonisë të moshës nga 25 deri në 34 vjeç

Me diploma universitare 42 për qind e evropianëve dhe 37,7 për qind e banorëve të Maqedonisë të moshës nga 25 deri në 34 vjeç

Bruksel, 13 nëntor 2023 9(MIA) - Rreth 42 për qind e banorëve të BE-së të moshës nga 25 deri në 34 vjeç në vitin 2022 kanë përfunduar arsimin e lartë, tregojnë të dhënat e Agjencisë statistikore evropiane - Eurostat të publikuar sot.

Në Maqedoninë e Veriut, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas këtyre të dhënave të Eurostat 37,7 për qind e qytetarëve të kësaj moshe kanë diploma universitare.

Nga gjithsej 240 rajone të BE-së në 72 ose 30 për qind, numri i qytetarëve me arsim të lartë në strukturën moshës nga 25 deri në 34 vjeç tejkaloi 35 për qind, që është qëllimi i politikës së Unionit në këtë fushë.

Në krye të listës është rajoni i kryeqytetit të Lituanisë, Vinlius me 73,6 për qind qytetarë akademikë në këtë kategori moshe, pas së cilës vijojnë 11 rajone ku përqindja e personave  me arsim të lartë tejkalon 60 për qind  - rajoni spanjoll Bask, rajonet në Irlandën veriore, Perëndimore dhe Qendrore, rajoni Utreht në Holandë, si dhe rajonet në Paris, Varshavë, Budapest, Stokholm, Oslo, Luksemburg dhe Kopenhagë.

 Nga ana tjetër, në 17 rajone evropiane vetëm më pak se një e katërta e personave të moshës nga 25 deri në 34 vjet kishin arsim të lartë. Midis tyre janë shtatë nga shtatë rajonet e Rumanisë (përjashtim është vetëm rajoni i Bukureshtit), nga tre rajone në Hungari dhe Italinë jugore, dy në Bullgarinë (jugperëndimore dhe veriperëndimore), rajoni veriperëndimor çek dhe departamenti i jashtëm francez Guiana. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR