• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me dinamikë të përshpejtuar po zhvillohen punët ndërtimore në rrugën Elbasan Qafë Thanë

Me dinamikë të përshpejtuar po zhvillohen punët ndërtimore në rrugën Elbasan Qafë Thanë

Qafë Thanë, 22 mars 2023 (MIA) - Punët ndërtimore për rikonstruimin dhe zgjerimin   e aksit rrugor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, në kufirin  Shqipëri-Maqedonia e Veriut, afër Strugës, deri në qytetin e Elbasanit po zhvillohen me një dinamikë të përshpejtuar, publikoi kryeminsitri shqiptar Edi Rama në Fejsbuk.  

Ai ka shpërndarë fotografi nga ky kantier ku po vazhdojnë punët për ndërtimin e nënkalimeve dhe një urë. 

"Ky aks do të shkurtojë ndjeshëm distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin evropian.  Rruga Elbasan-Qafë Thanë është e kategorisë B, me dy korsi në çdo anë, me ndarëse dhe të gjitha parametrat e rrugës"k shkruar Rama.
 
Projekti, i cili do të realizohet në disa faza, parashikon ndërhyrjen e rrugës ekzistuese të ndërtuar para dy dekadave, por edhe ndërtimin e segmenteve të reja në varësi të terrenit.
 
Punimet fillimisht po zhvillohen në 5.3 kilometrat e para të kësaj rruge, aksi Xibrakë-Mirakë, i cila do të jetë pjesërisht në terren të ri dhe përkohësisht përdotret  rruga e vjetër.
 
Për këtë janë planifikuar mjete prej 25 milionë euro. Krahas kësaj do të bëhet edhe një studim për ndërtimin e një bajpasi në Elbasan me qëllim që të mos hyhet në qytet.
 
Me realizimin e projektit lehtësohet trafiku dhe shkurtohet koha e udhëtimit, si në drejtim të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe në drejtim të Korçës, me rritjen e shpejtësisë maksimale të lejuar deri në 110 kilometra në orë.
 
Ky aks i rëndësishëm pritet të përfundojë brenda dy viteve dhe nëse deri më sot nga Qafë Thana deri në Elbasan nevojiten  1 orë e 30 minuta, pas ndërtimit, kjo distancë do të kalohet për vetëm 35 minuta. Gjatësia e përgjithshme e aksit është 48.12 kilometra, është pjesë e korridorit 8 dhe nyja kryesore e lidhjes tokësore me Maqedoninë dhe Greqinë dhe viteve të fundit frekuenca është rritur disa herë. ar/
 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR