• e enjte, 26 dhjetor 2024

Me dëgjimin e të dëmtuarve në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Zhan Mitrevin

Me dëgjimin e të dëmtuarve në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Zhan Mitrevin

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Me dëgjimin e të dëmtuarve, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi kundër mjekut Zhan Mitrev.

Personat në cilësinë e të dëmtuarve - bashkëshortë, prindër dhe anëtarë të familjeve më të afërta të viktimave, si dhe personat që janë trajtuar në spital para Gjykatës janë shprehur sipas parashpalljes së kërkesave juridike pasurore.

Kërkesë për dëmshpërblim para Gjykatës kanë paraqitur sot gjithsej 7 persona, ndërsa njëri prej personave në cilësinë e të dëmtuarit ka hequr dorë nga kërkesa.

Shumica e të dëmtuarve nuk e kanë ditur shumën e saktë dhe kanë folur vetëm se kush është trajtuar në spital dhe sa hemofiltrame janë kryer, ndërsa disa nga të dëmtuarit kanë deklaruar edhe shuma të sakta si 609 mijë denarë për tre hemofiltratime dhe rreth 250 mijë denarë për hospitalizim, rreth 15 mijë euro minus shpenzimet e qëndrimit në spital.

Njëri nga personat në cilësinë e të dëmtuarit, i cili hoqi dorë nga kërkesa për dëmshpërblim, tha para Gjykatës “e rëndësishme që unë jam gjallë, tjetër jo”.

Në pyetjen e prokurores publike Iskra Haxhi Vasileva nëse dikush ka ndikuar tek ai, pasi siç tha ai ka pasur dëshmitarë të cilët kanë raportuar në Prokurori për tentativa të tilla, njëri nga të dëmtuarit vetëm shkurt ka thënë “jo”.

Gjyqtarja e cila e udhëheq rastin, Lidija Petkovska, informoi se disa nga viktimat e thirrura, edhe pse të thirrur në mënyrë të rregullt, nuk janë të pranishëm në seancën e sotme. Disa prej tyre njoftuan Gjykatën se nuk ndodhen në shtet ose ndodhen përkohësisht në spital.

Prokuroria pranë Gjykatës në seancën e sotme ka lexuar gjithsej dy deklarata të personave në cilësinë e të dëmtuarit me pretendime për dëmshpërblim.

Prokurojai publike Haxhi Vasileva theksoi se LPP ka paraparë që të dëmtuarit të cilët janë thirrur dhe nuk janë paraqitur në gjykatë, atëherë mund të lexohet kërkesa e tyre për kompensim.

Mbrojtja u përgjigj se një gjë e tillë nuk mund të bëhej, pasi siç theksuan, ka pasur nga ata që kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre për dëmshpërblim. Gjykata, siç informoi gjyqtarja Petkovska, në njërën nga seancat paraprake tashmë ka marrë vendim për këtë çështje, që të dëmtuarit të cilët nuk mund të paraqiten para gjykatës, të lexohen deklaratat e tyre. Gjykimi vazhdon më 16 dhjetor, kur janë thirrur edhe pjesa tjetër e të dëmtuarve. Gjithsej 283 persona të dëmtuar kanë deklaruar paraprakisht kërkesa për dëme në Prokurori. Lënda i referohet mashtrimit, pra siç ka njoftuar dikur PP, fshehjen e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, që i çuan në rrugë të gabuar, me qëllim marrjen e paligjshme të përfitimit pasuror. Lënda është formuar pas një zëri të bujshëm, pas publikimit të një dokumentari në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” u ka ngarkuar pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit për Kovid-19, pas së cilës është hapur edhe rasti në PTHP të Shkupit. Procesin e udhëheq gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. Gjykimi në Gjykatën Themelore Penale në Shkup filloi në shkurt të vitit të kaluar, por për shkak të skadimit të 90 ditëve nga seanca e kaluar, ai u kthye nga fillimi në nëntorin e kaluar. Procesi është në fazën e procedurës së provave, ku paraqiten provat dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga Prokuroria Publike. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR