• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Me Akademi solemne u shënua Dita e flamurit shqiptar

Me Akademi solemne u shënua Dita e flamurit shqiptar

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Me Akademi solemne sonte në Shkup u shënua 28 Nëntori - Dita e flamurit shqiptar, organizuar nën patronatin e kryetarit të Bashkimit demokratik për integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Ahmeti në fjalimin e tij theksoi se "në të kaluarën, mbi 500 vite u lufuta dhe u bënë përpjekje për gjuhën, flamurin dhe shkronjat".

"Janë vrarë patriotë, mësues, por nëse e nxjerr gjakun nga zemra, nuk funksionon. Gjaku ishte gjuha, ndërsa zemra flamuri. Flamuri është njejtë si zemra, e lidhur me gjakun dhe ata e mbajnë të gjallë shpirtin tonë. Asnjë fjalim që e mbajmë sot nuk ka peshë sa ligjeratat e Hamzë Jasharit, duke tubuar fëmijë nga fshati në fshat, duke iu ligjeruar për 28 Nëntorin dhe flamurin shqiptar. Shqiponja din të fluturojë lartë. Krahët e shqiponjave nuk lodhen asnjëherë. Prandaj, siç na udhëhoqi në luftë, ashtu edhe në paqe do të na çojë drejt Brukselit", tha Ahmeti.

Ambasadori i Shqipërisë në vend, Fatos Reka theksoi se në kontekst të momentit në të cilin jetojmë, imperativ është Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut t'i përmbushin të gjitha obligimet që i kërkon Bashkimi Evropian që sa më parë të bëhen pjesë e kësaj familje.

"Besoj dhe jam i bindur se forcat progresive në Maqedoni të Veriut, përfshirë edhe spektrin politik shqiptar, do t'i përmbushin me sukses të gjitha obligimet, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese sipas planit francez. që ta vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët drejt Brukselit. Hapja e procesit të skriningut dhe negociatat me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022 hapi perspektiva të reja për dy vendet tona, si në raport me konsolidimin e sundimit të së drejtës, ashtu edhe në harmonizimin e legjislaturës me atë të BE-së, përfitimet nga fondet e BE-së për ekonominë, shkencën, arsimin, bujqësinë dhe turizmin. meqenëse vendet tona janë anëtare të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake, duhet ta kahëzojmë vmendjen tonë drejt mirëmbajtjes së paqes dhe sigurisë në koordinim me aleatët tanë dhe posaçërisht aletes sonë strategjike, SHBA-së", tha Reka.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi theksoi se "kombi nderohet me punë dhe theksoi se duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë kombin secili prej nesh gurë mbi gurë".

"Kombi nderohet me punë. Ne, të cilët jemi këtu, i kemi borxh të vazhdojmë ta bëjmë kombin secili prej nesh gurë mbi gurë në kalanë tonë, duke filluar nga ndërtimi i autostradave dhe helkurudhave me Shqipërinë dhe Kosovën, mënjanimin e kufijve mes nesh dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Secili me përkishtim ta bëjë punën e vet", tha Grubi.

Akademia solemne u pasurua edhe me program kulturor-artistik.

Më 28 Nëntor, shqiptarët nga e mbarë bota e shënojnë ngritjen e flamurit shqiptar në Kalanë e Krujës në Shqipëri në vitin 1443 dhe në Vlorë më 1912.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu në këtë datë në vitin 1443 e ngriti flamurin kombëtar shqiptar në Kalanë e Krujës, prëderisa më 28 nëntor 1912, ismail Qemali e ngriti flamurin në Vlorë, Më 28 nëntor 1012 në Vlorë u mbajt edhe Kuvendi kombëtar me 37 delegacione i cili e shpalli pavarësinë e Shqipërisë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR