• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Me 3.6 milionë euro rikonstruktohet rruga Manastir - VK Mexhitlia

Me 3.6 milionë euro rikonstruktohet  rruga Manastir - VK Mexhitlia

Manastir, 20 dhjetor 2023 (MIA)  -  Me investim prej 3.6 milionë euro është rikonstruktuar rruga shtetërore nga Manastiri në VK Mexhitlia në një gjatësi prej 12.7 kilometra, ndërsa për ndërtimin e autostradës Manastir - Prilep ka filluar procedura për rikahëzimin   e komunikacionit. në një pjesë të rrugës ekzistuese.

 

Në lëshimin zyrtar të rrugës, në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, u theksua se Rruga nga Manastiri në VK Mexhitlia, e cila është pjesë e Korridorit 10-D, është rikonstruktuar plotësisht dhe është shumë e rëndësishme për të gjithë shtetin, për qytetarët e këtij rajoni dhe për bashkëpunimin ekonomik ndërkufitar.

 "Kemi investuar 3.6 milionë euro, me qëllim për ta ngritur në nivel të një rruge cilësore dhe të sigurt që është funksion të të gjithë biznesit nga Pellagonia, për qytetarët dhe për zhvillimin e turizmit", tha ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski.

Ai përkujtoi se nga investimet në rajonin e Pellagonisë në infrastrukturën rrugore, zbatimi i Marrëveshjes për ndërtimin e autostradës nga Prilepi në Manastir, si pjesë e pakos së seksioneve të reja autostrade në Korridorin 8 dhe 10 - D.

 "Kontraktori tashmë është po punon në procedurat e rikahëzimit të komunikacionit në një pjesë të rrugës ekzistuese. Kjo do të thotë se rruga aktuale në një gjatësi prej 29 kilometra do të rikahëzohet për komunikacion sepse kontraktori do të punojë në vetë rrugën për testim dhe zgjerim në nivel të autostradës, ndërsa gjatë kësaj kohe komunikacioni do të jetë në rrugën anësore ekzistuese", tha Boçvarski. 

Gjithashtu, po punohet në të gjitha procedurat administrative për shpronësimin, inspektim të terrenit, si dhe rrugët hyrëse.  

Si veçanërisht aks i rëndësishëm rrugor për Pellagoninë, siç tha, është përfundimi i rrugës së shpejtë Gradsko - Drenovë - Farish, gjithashtu si pjesë e Korridorit 10 d. 

 "Punët ndërtimore po zhvillohen me dinamikë të mirë, kështu që në një proces të vazhdueshëm do të përfundojmë të gjithë lidhjen rrugore nga autostrada kryesore në Korridorin 10 deri në pikën kufitare Mexhitlia", theksoi ministri Boçvarski.

Financimi për rikonstruksionin e rrugës Manastir – VK Mexhitlia është siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa punimet janë kryer nga VK  "Pellagonia". Rruga është duke u rikonstruktuar për herë të parë pas 40 viteve dhe siç ka paralajmëruar drejtori i NPRRSH-së, Ejup Rustemi, vitin e ardhshëm duhet të sigurohen para për ndërtimin e autostradës së shpejtë Manastir Mexhitlia, për të cilën tashmë projektet janë gati. 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR