• e premte, 27 dhjetor 2024

Me 2.100 amendamente bllokohen ligjet për rritjen e pagave në gjyqësor

Me 2.100 amendamente bllokohen ligjet për rritjen e pagave në gjyqësor

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot me 2100 amendamente bllokoi katër ligjet që kërkonin rritje të pagave të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe këshillit gjyqësor e prokurorial.

Katër ligje ishin në rend dite në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa pasi u konstatua se për secilin ligj janë dorëzuar rreth 500 amendamente, ajo është ndërprerë.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, në konferencë për shtyp në Kuvend, theksoi se në kushtet kur inflacioni në vend është në shkallë alarmante, kur biznesmenët mezi paguajnë punëtorët e tyre, kur qytetarët mezi ia dalin mbanë, Qeveria e re me padyshim zakone të vjetra, nuk anon nga synimi për të rritur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Të jemi të qartë, grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nuk është kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, por ne si deputetë përgjegjës po reagojmë për arsye parimore, sepse pikërisht rritja e pagave në gjyqësor duhet të jetë masa e fundit, jo masa e parë që duhet të bëjë kjo Qeveri", tha Eftimov.

Paraprakisht, Komisioni për Sistem Politik dhe deputetët e koalicionit qeverisës dhe opozitës kanë mbështetur ndryshimet në Ligjin e Kuvendit për barazimin e pagave me pagën minimale, si dhe Ligjin për amnisti, i cili do të përcaktojë dënimet me kusht për personat që u ndëshkuan gjatë pandemisë kovid.

VMRO-DPMNE e ka mbështetur ligjin, por sipas deputetit Antonio Milloshoski, ai nga një aspekt është diskriminues sepse nuk përfshin personat që kanë paguar tashmë gjobë për shkeljen e orës policore gjatë kovid krizës. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR