• e shtunë, 23 nëntor 2024

MD: Situata e krijuar me dhënien e provimit kualifikues është prolonguar për shkaqe objektive

MD: Situata  e krijuar me dhënien e provimit  kualifikues është prolonguar  për shkaqe objektive

Shkup, 11 janar 2024 (MIA)- Situata  e krijuar me dhënien e provimit  kualifikues është prolonguar  për arsye  objektive  për  të cilat Ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë lidhje, duke  qenë  se Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë është  organ i posaçëm dhe i pavarur, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

"Për  shkak  të  rrezikut  të  dështimit të procesit të provimit e të gjithë gjeneratës,  por  edhe  mungesës  së  madhe  të  gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë  në  vend,  Ministria  e  Drejtësisë  përmes  Këshillit Drejtues të Akademisë  së  Gjyqtarëve  dhe  Prokurorëve  Publikë,  është  informuar për nevojën që të iniciohen ndryshime ligjore, që të mund të  vazhdonte procesi i provimit në përputhje me ligjin", theksohet në komunikatën e ministrisë.

Si  zgjidhje e ngjashme që tashmë po zbatohet në praktikë është zgjidhja që përmbahet   në   Ligjin   për   plotësimin  e  Ligjit  për  transportin në komunikacionin rrugor (“Gazeta Zyrtare e RMV-së”, nr. 67/22).

Prej atje thonë se ministria e Drejtësisë, asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe as nuk do të ndërhyjë në  të ardhmen në zbatimin e provimit, por paraqitet në rolin e propozuesit të ligjit që është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

"Nëse  cili do çoftë nga faktorët politikë në vend, ka një propozim se si të tejkalohet situata, ne do ta pranojmë, por të mos harrojmë se tashmë janë realizuar  tre  faza  eliminatore  të  provimit, të cilat janë realizuar me sukses. Përvojat  dhe praktika e ekzistencës 17-vjeçare të AGJPP-së, tregojnë se të gjitha  proceset  e  deritashme  të  provimit  në përputhje me ndryshimet e propozuara,  të  cilat  ishin edhe zgjidhje ligjore  në ligjet e mëparshme, kanë kaluar pa problem", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR