MD: Projekt- ligji për falje është përgatitur dhe publikuar në ENER
- Propozim- ligji për falje është përgatitur dhe publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të rregullave (ENER), njofton Ministria e Drejtësisë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:19, 30 dhjetor, 2025
Shkup, 30 dhjetor 2025 (MIA) - Propozim- ligji për falje është përgatitur dhe publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të rregullave (ENER), njofton Ministria e Drejtësisë.
Qëllimi i ligjit të ri për falje, siç theksojnë prej atje është tejkalimi i dobësive në zbatimin e ligjit ekzistues dhe vendosja e një procedure të qartë, precize dhe transparente. Ligji rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të paraqitur një kërkesë, si dhe procedurën dhe kompetencat e institucioneve.
"Pas diskutimit të gjerë me ekspertë, Grupi i punës mori qëndrim se presidenti mund të falë vetëm dënimin e shqiptuar, jo ndjekjen penale (abolicionin). Ligji parashikon afate të shkurtra dhe të qarta për veprimet e të gjitha institucioneve të përfshira në proces. Ministria e Drejtësisë dorëzon raport deri te presidenti pa dhënë propozim konkret për falje", thuhet në postimin në Fejsbuk të Ministrisë së Drejtësisë.
Me Propozim- ligjin, siç theksojnë nga ministria, janë mbajtur më shumë debate publike, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e sugjerimeve të marra u përfshinë në tekstin final.
"Të gjitha palët e interesuara do të jenë në gjendje ta shqyrtojnë Projekt- ligjin, të dorëzojnë komente dhe sugjerime dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive", thonë nga ministria.
Foto: Ministria e Drejtësisë
Linku me më shumë informacione: