• e enjte, 26 dhjetor 2024

MD: Ministri Lloga e përshëndet vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masa restriktive

MD: Ministri Lloga e përshëndet vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masa restriktive

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga e përshëndet vendimin e Qeverisë për tërheqjen e Ligjit për masa restriktive, duke marrë parasysh atë që paraprakisht Ministria e Drejtësisë dha mendim negativ dhe vuri në dukje një sërë lëshimesh ligjore në vendimin e propozuar, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Nga Ministria potencojnë se plotësimi i propozuar i Ligjit të përmendur, me të cilin do të mund të vendosen, ndryshohen dhe ndalen masat restriktive në bazë të "akteve juridike të SHBA-së dhe akteve juridike të Mbretërisë së Bashkuar" ishte në kundërshtim me rendin kushtetues dhe sovranitetin e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Drejtësisë vlerëson se vendosja e masave restriktive me vendim të Qeverisë në bazë të dyshimit, nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe me sistemin e së drejtës ndërshkuese në përgjithësi, thonë prej aty për MIA-n.

Qeveria dje kumtoi se Propozimi për ndryshimet e Ligjit për masat restriktive është tërhequr nga procedura e Kuvendit për shkaqe administrative dhe shtoi se ai pritet të gjendet në rend të ditës në seancën e ardhshme qeveritare, në të cilën duhet të jepet miratim i ri. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR