• e enjte, 18 korrik 2024

Mbyllet për qarkullim Aksi rrugor 5 nga fshati Viniçani deri në Gradsko

Mbyllet për qarkullim Aksi rrugor 5 nga fshati Viniçani deri në Gradsko

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Për shkak të asfaltimit sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim aksi rrugor 5, pjesën nga fshati Viniçani deri në Gradsko.

Siç informon LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

QËNDRONI TË LIDHUR