• e premte, 27 dhjetor 2024

Mbrojtja në rastin "TNT" kërkoi aktvendim refuzues për shkak të vjetërsimit të veprës

Mbrojtja në rastin

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Mbrojtja në rastin "TNT" sot nga Këshilli  Gjyqësor i Gjykatës së Apelit Shkup kërkoi aktvendim refuzues për shkak të vjetërsimit absolut të veprës 

Në prezantimin e sotëm në seancën publike në Apel, avokati Elenko Millanov, mbrojtës i të akuzuarit Mile Janakieski, theksoi se ekziston vjetërsim absolut nga ndjekja penale.

"Me ndryshimet në Kodin Penal duhet të konstatohet vjetërsim i ndjekjes penale dhe miratim të aktvendimit refuzues, propozoi ai. 

Ndaj kërkesës u bashkuan edhe një pjesë e mbrojtësve të tjerë, ndërsa disa prej tyre kërkuan, gjithashtu, kërkuan  aktvendim lirues, jo vetëm për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, por sipas tyre edhe për shkak të të gjitha gjërave të tjera që u elaboruan në detaje në procedurat. 

 Mbrojtja në seancën e sotme theksoi disa gjëra në pjesën e procedurës, të cilat sipas tyre janë simptomatike në lidhje me vendimet e e marra nga gjykatat. Kështu, i akuzuari Mile Janakieski theksoi se në vendimin e miratuar në shtator të vitit 2023, ka gjykatës porotë të cilëve Këshilli Gjyqësor u ka përcaktuar përfundim të funksionit për shkak të pensionimit dhe skadimit të mandatit një vit më parë.

Prokurori publik Sasho Rajçevi në seancën e sotme theksoi se me ndryshimet në Kodin Penal ndryshon në tërësi përmbajtja e veprës në aspektin e "keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar" si dhe në pikëpamje të dënimeve të përshkruara. 

"Me këto ndryshime dënimet e përshkruara ulen në mënyrë drastike dhe dekriminalizohet vepra në aspektin e prokurimit publik", tha ai.

Pas përfundimit të seancës publike, Këshilli Gjyqësor bëri të ditur se vendimi do të shpallet në mënyrë shtesë.

 Pronari i kompanisë "FINE", Fiat Canoski, dje në një konferencë për shtyp akuzoi për precedent gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe ka pohuar se është po përgatitet vjetërsim i  lëndës "TNT", me të cilin kompania nuk do marrë dëmshpërblim prej 11 milionë euro.

 Sipas aktvendimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale, Canoski duhet të marrë dëmshpërblim prej pothuajse 11 milionë eurove për shkak të rrënimit të kompleksit.

 Ndaj kësaj reagoi Gjykata e apelit prej ku theksuan se veprimi i këshillit gjyqësor është në pajtim me Ligjin për procedurë penale.

 "Pas seancës së mbajtur publike më 08.05.2023, gjatë procesit të marrjes së vendimit, anëtarët e këshillit, duke i shqyrtuar ankesat nga disa mbledhje, u lëshuan në vlerësim të bazës së supozimeve ankuese, ndërkaq duke pasur parasysh se bëhet fjalë për lëndë voluminoze dhe komplekse, me numër të madh të dëshmive, edhe para vendimmarrjes meritore, për shkak të mospajtimeve të konstatuara mes procesverbalit për këshillim dhe votim në gjykatën e shkallës së parë dhe burimit të aktvendimit të shkallës së parë me dërgesë me shkrim të aktvendimit të përgatitur në pjesën e dënimit të shqiptuar të njërit prej të akuzuarve, si dhe në pjesën e lloogaritjes së paraburgimit në dënimet e shqiptuara, në mbledhjen e mbajtur më 11.07.2023, anëtarët e Këshillit Gjyqësor vendosën që lënda me të gjitha shkresat në mënyrë administrative të kthehet në gjykatë të shkallës së parë për shkak të heqjes së mospajtimeve të lartëcekura të cilat paraqesin pengesë në procesin e sjelljes së vendimit të shkallës së dytë", kumtuan nga Apeli.

 Gjykata e shkallës së parë, siç ceket, duke vepruar sipas kthimit administrativ të shkresave të kësaj gjykate, më 01.09.2023 solli Vendim për përmirësim i cili i është përshpejtuar palëve më 11.09.2023.

 "Pas kompletimit të shkresave të lëndës më 05.10.2023, i njejti sërish i është dërguar Gjykatës së Apelit Shkup, pas çka më 06.10.2023 është dërguar për mendim pas ankesave të dekalruara të aktvendimit drejt Prokurorisë së lartë publike Shkup, propozimi i të cilit është praniar në Gjykatë më 12.10.2023, pas çka menjëherë është caktuar seancë publike për më 06.11.2023, me kërkesë të palëve", shtojnë nga atje, duke theksuar se veprimi i deritanishëm nga ana e Këshillit Gjyqësor është në përputhje me dispozat e LPP-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR